e enjte, 9 shtator 2010

Ariana Cena modele e "TUI"

Modelja shqiptare, e cila jeton në Gjermani, Ariana Cena pasi ka përfunduar disa provime në fakultet është në pregaditje për angazhimet e rradhës. Është zgjedhur si imazh i agjensionit turstik gjerman “TUI”, të cilët për një reklamë televizive kanë zgjedhur modelen shqiptare si imazh të tyre.
 “Tani më kanë ofruar një fotosesion për agjensionin turistik TUI, e cila është e mirënjohur në Europë. Në shtator do të udhëtoj për në Turqi për këtë punë. Gjithashtu kam marrë prap ofertë të punoj për disa ditë në Milano, por pasi të kthehem nga Turqia”, thekson modelja.
Ariana akoma nuk ka realizuar pushimet, por së shpejti mendon të bëjë një gjë të tillë. “Deri tani kam qenë e angazhuar me pregaditje të provimeve. Kështu që nuk kam qenë ende në pushim dhe si duket nuk më mjafton koha për një pushim sepse më kanë ardhur disa oferta të punës, të cilat nuk dua t’i refuzoj. Gjithmonë e kam preferuar më shumë punën se sa pushimin apo qejfin”. Ariana deri më tani siç thotë ajo nuk ka bërë plazh topless, por këtë gjë do ta bënte në ndonjë ishull e vetmuar, ndërsa “nudo” do kishte pozuar vetëm për bashkëshortin e saj.
shko