e mërkurë, 20 tetor 2010

Aurela Hoxha, prezantuesja e parë e një spektakli vetëm me modele

Në spektaklet në botë, ky format prezantohet nga vaza të bukura si; Tyra Hanks që drejton “Americans next top model”, apo Haidi Klum, spektaklin në Gjermani.

Aurela Hoxha, prezantuesja e parë e një spektakli vetëm me modele
Ka një ekperiencë personale si modele, drejton një agjenci mode bashkë me një revistë, ndaj ftesa për të moderuar një spekakël vetëm me modele i ëshë dukur e duhura për pasionin që ka për modën. 25 vjeçarja me e tiparet e brunes, Aurela Hoxha, do të prezantojë spektaklin “Albanians next top model”, një show i njohur në botë, që organizohet për herë të parë në Shqipëri. Eventi është një produksion i tipit “reality show”, ku marrin pjesë vajza modele, të cilat do të konkurrojnë për çmimin e madh “Albanians next top model”.


Janë 39 vajza të përzgjedhura, të cilat do skualifikohen javë pas jave në spektaklin që pritet të fillojë të transmetohet në “Digit Alb” dhe “Top Channel”, në fund të muajit tetor. Aurela ka marrë ftesë nga producentja Andeta Radi dhe do të prezantojë e vetme ne skenën ku do të do ketë përballë një panel me ekspertë mode, që do të bëjnë gjykimin dhe përzgjedhjen e vajzave. 

Në spektaklet në botë, ky format prezantohet nga vaza të bukura si; Tyra Hanks që drejton “Americans next top model”, apo Haidi Klum, spektaklin në Gjermani. Për Aurelën kjo është eksperienca e parë si prezantuese vetëm, pasi ka qenë në krah të Ardit Gjebreas në “E diela Shqiptare”, dhe disa spektakleve të agjencisë së saj të modës.
shko