e premte, 5 nëntor 2010

Angelina Jolie perfundimisht heq dorë nga xhirimet në Bosnjë

Angelina Jolie heq dorë nga xhirimet në BosnjëAngelina Jolie ka hequr dorë nga xhirimet e filmit të saj të parë në Sarajevë, ndonëse ka marrë leje për herë të dytë për xhirim.

Aktorja për shkak të komplikimeve të krijuara prej lejes për xhirime në Bosnjë, ka vendosur që definitivisht të heqë dorë nga xhirimet në këtë vend dhe të kërkojë një zgjidhje tjetër. Aktualisht Xholi po xhiron në Budapest.

Jolie kishte marrë leje për xhirim në Bosnjë, por më pa leja iu anulua pasi u bënë publike pjesë të skenarit të filmit të saj që bën fjalë për dashurinë e një dhunuesi, nga radhët e komunitetit serb dhe femrës së përdhunuar nga komuniteti boshnjak.

Kjo shkaktoi pakënaqësi në radhët e shoqatave të familjeve të viktimave të përdhunimit gjatë luftës nga ana e serbëve, gjë e cila detyroi autoritetet boshnjake të anulonin lejen për xhirim.
shko