e martë, 9 nëntor 2010

Miliarderet më dorëlëshuar të botës

Njerëzit më të pasur në botë shquhen për egon e tyre. Dhe kjo është një ndër arsyet se pse ata janë gjithnjë në garë të heshtur për të pasur jahtin më të madh, avionin privat më të madh, një festë ditëlindjeje më të madhe se ato të mëparshmet etj. 


Të gjithë përpiqen të vendosin rekorde të reja në shpenzimin e shumave të parave. "Të gjithë", në këtë rast janë ata, më dorëshpuarit e miliarderëve, siç i cilëson revista amerikane "Forbes". Ata që harxhojnë shuma marramendëse për festa, për apartamente, për shtëpi pushimesh, për makina garash etj.
Këta janë disa prej shumë miliarderëve në listën e revistës "Forbes", pasi ka dhe nga ata që pavarësisht miliardave, e kursejnë edhe "dyqind lekëshin" e bakshishit. Vendin rekord për shpenzimin e parave e ka zënë rusi Abramovich. 

Në vitet e fundit ai ka shpenzuar rreth 700 milionë dollarë. Ai ka blerë klubin e futbollit të Chelseas (290 milionë dollarë), një jaht gjigand që ka kushtuar 100 milionë dollarë, një jaht tjetër "Le grand bleu" që ka kushtuar 120 milionë dollarë dhe një avion "Boeing 767", 100 milionë dollarë. 

Më pas vjen manjati i çelikut, Lakshmi Mittal, i cili ka paguar 100 milionë dollarë për një shtëpi me 12 dhoma gjumi të vendosur ndërmjet pallatit mbretëror dhe shtëpisë së sulltanit të Bruneit. Ndërsa martesa e vajzës së tij u kthye në eveniment i njohur në gjithë botën për shkak të shifrave marramendëse që ai shpenzoi. Dasma kushtoi 60 milionë dollarë dhe "këngëtare dasme" ishte Kylie Minogue. 

Lista pasohet nga emra të tjerë të njohur të revistës "Forbes", por edhe të rrethit të miliarderëve VIP-a, siç konsiderohen ndryshe ata që preferojnë që shpenzimet e tyre të bien në sy të gjithë botës, e aq më tepër të "homologëve" të tyre pasanikë.


Stili ekstravagant i jetesës së të pasurve të famshëm


--- Bëjnë festa me dekorime ekstravante, siç ishte ditëlindja e presidentit të "Tyco", Dennis Kozlëski, ku ishte vendosur Davidi i Mikelanxhelos si një skulpturë akulli me një shatërvan vodke që buronte prej tij.


--- Ata mësojnë se kushton 60 mijë dollarë rregullimi i xhamit të parmë të aeroplanëve të tyre privatë.


--- Ata marrin në punë dado për t'u rritur fëmijët ndërsa koleksionojnë shtëpi në vendet më të bukura të botës.


--- Ata merren me thashetheme dhe mburren. Shprehja më e famshme ndër të pasurit është: "Miliardi i parë ka qenë më i vështiri për t'u bërë. I dytë ishte lehtë pastaj".


--- Ata marrin në punë shërbëtore, punonjës sigurie, staf kuzhine dhe dado, si dhe menaxherë. Një pronë e madhe kërkon rreth 100 punonjës, por ata zakonisht nuk mbajnë llogari.


--- Ata kanë në pronësi një ose dy aeroplanë privatë dhe një jaht me raste nuk është i mjaftueshëm pasi gjithnjë ekziston mundësia se një pasanik tjetër mund të ndërtojë një jaht akoma më të madh.


--- Në kohën më të ngjeshur të vitit, aeroplanët e tyre privatë shkaktojnë bllokim të trafikut ajror në aeroportin e Aspenit dhe atë të Teterborosë.


--- Ata blejnë një makinë Rolls-Rocye Phantom që kushton 320 mijë dollarë në një pulitje sysh.


--- Ata i bëjnë pushimet në ishuj ekzotikë në gjithë botën, në vendet më të famshme të golfit e në vende të famshme peshkimi. Ato i njohin rrugët e botës ashtu siç njerëzit e thjeshtë njohin rrugën deri tek dyqani i lagjes.


--- Ata ndihen rehat kur janë të rrethuar nga njerëz të pasur. Kur të gjithë njerëzit janë të pasur askush nuk ndihet fajtor për teprimet në shpenzime dhe kënaqësi.


-- Ata u përkasin klubeve sociale që kanë një tarifë rreth një milion dollarë për anëtarësim.












1. Roman Abramovich
Mosha: 41 vjeç
Pasuria: $18.7 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Nafta
Vendlindja: Rusia
Vendbanimi: Angli


Çmimi për dorëlëshuarin i shkon Roman Abramovich. Në vitet e fundi ai ka shpenzuar rreth 700 milionë dollarë. Ai ka blerë klubin e futbollit të Chelseas (290 milionë dollarë), një jaht gjigand që ka kushtuar 100 milionë dollarë, një jaht tjetër "Le grand bleu" që ka kushtuar 120 milionë dollarë dhe një avion "Boeing 767", 100 milionë dollarë.












2. Lakshmi Mittal
Mosha: 57 vjeç
Pasuria: 45 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: çeliku
Vendlindja: India
Vendbanimi: Angli, Rusi


Manjati i çelikut, Lakshmi Mittal ka paguar 100 milionë dollarë për një shtëpi me 12 dhoma gjumi të vendosur ndërmjet pallatit mbretëror dhe shtëpisë së sulltanit të Bruneit. Ndërsa martesa e vajzës së tij u kthye në eveniment i njohur në gjithë botën për shkak të shifrave marramendëse që ai shpenzoi. Dasma kushtoi 60 milionë dollarë dhe "këngëtare dasme" ishte Kylie Minogue.












3. Larry Ellison
Mosha: 63 vjeç
Pasuria: 25 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: kompania "Oracle"
Vendlindja: SHBA
Vendbanimi: SHBA


Përmasat gjithnjë në rritje të jahteve të super të pasurve duket se e frymëzuar bosin e "Oracle" që të urdhëronte në minutat e fundit, rritjen e gjatësisë së "Rising Sun", jahtit të tij. Jahti që ka kushtuar rreth 250 milionë dollarë dhe në kohën që u prodhua ia kaloi atij të miliarderit tjetër, Paul Allen, jahtit "Octopus" që deri në atë kohë ishte më i madhi në botë. 












4. Rupert Murdoch
Mosha: 77 vjeç
Pasuria: 9 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Media
Vendlindja: SHBA
Vendbanimi: SHBA


Shefi i grupit të mediave "News Corp." dhe një prej njerëzve më të pasur në botë, Rupert Murdoch vendosi rekordin e blerjes më të shtrenjtë të një apartamenti. Ai bleu para dy vitesh një apartament në Manhatan që kushtoi 44 milionë dollarë, shifra rekord e paguar ndonjëherë për një apartament.












5. E. Stanley Kroenke
Mosha: 59 vjeç
Pasuria: 2.1 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Sportet, pronat e paluajtshme
Vendlindja: SHBA
Vendbanimi: SHBA


Pronari i skuadrës amerikane "NHL Colorado Avalanche" mban rekordin për shtëpinë e pushimeve më të shtrenjtë të blerë. Ai bleu një fermë në British Kolumbia për 68.5 milionë dollarë në vitin 2005. Kjo është ferma më e madhe e bagëtive në Kanada.












6. Alex Shnaider
Mosha: 39 vjeç
Pasuria: 1.6 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Çeliku
Vendlindja: Rusi
Vendbanimi: Kanada


Kanadezi me prejardhje ruse, Alex Shanider ka paguar 50 milionë dollarë për skuadrën britanike "Jordan Formula One" dhe premtoi në atë kohë rritjen e buxhetit të skuadrës në 100 milionë dollarë. Ai pasionuar pas sporteve dhe makinave të bukura, makina e tij re, të cilën e zbuloi në Moskë la me gojë hapur shumë njerëz.












7. Philip Green
Mosha: 51 vjeç
Pasuria: 8 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: "Top Shop"
Vendlindja: Angli
Vendbanimi: Angli


Britaniku Philip Green mbahet si një prej të pasurve që shpenzojnë më shumë, sidomos për kënaqësitë e jetës. 50-vjetori i tij ishte një festë disa ditore në një ishull privat, ku këngëtar i ftuar ishte George Michael dhe gjithë festa kushtoi 10 milionë dollarë. Gjithashtu ai ka paguar 120 mijë dollarë për një puthje me Kate Moss, para këto që shkuan për bamirësi.












8. Bernie Ecclestone
Mosha: 77 vjeç
Pasuria: 4 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: "Formula One"
Vendlindja: Angli
Vendbanimi: Angli


Bosi i "F1 One" është gjithashtu një prej njerëzve që shpenzojnë më shumë. Ai si gjithë të pasurit e tjerë ka avionin e tij personal, jahtin si dhe shpenzon para për vajzën e tij. Mediat vendase e përmendin shpesh herë me nofkën "F1 Supremo". Ecclestone është i martuar me kroaten Slavica, e cila është shumë më e gjatë se ai.
shko