e martë, 28 dhjetor 2010

Greqi, aksident, shuhet familja shqiptare

Një aksident i rëndë rrugor i nodhur në Greqi u ka marrë jetën 3 anëtarëve të një familjeje shqiptare

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh Patran me Athinën, ku makina me të cilën po udhëtonte familja shqiptare është përplasur me një automjet tjetër.

Goditja ka rezultuar fatale. Dy makinat janë përfshirë nga flakët, duke i marrë kështu jetën dy bashkëshortëve Haxhi dhe Shqiponja Malaj, si dhe vajzës së tyre 5-vjecare Lala Malaj.

Familja shqiptare po udhëtonte drejt pikës kufitare, për të ardhur në Shqipëri me rastin e festave të fundvitit.

Raportohet se nga aksidenti ka humbur jetën edhe një person që ndodhej në makinën tjetër me të cilën u përplas familja shqiptare.

Shkak i aksidentit duket se ka qenë pikërisht ky i fundit, një 25-vjecar grek, i cili sipas autoriteteve lokale po ecte me shpejtësi të madhe./tch
shko