e hënë, 28 shkurt 2011

Vdes kengetarja Emmy (Elsina Hidersha)

Kengetarja sapo ka dhene jete ne spitalin ushtarak te Tiranes! Urojme qe te prehet e qete ne paqe!
Ngjarja
Këngëtarja Emmy përplaset me makinë nga ish i dashuri i saj, rrezikon jetën këngëtarja Emmy, emri me te cilin njihet edhe nga fansat e saj e re rrezikon jetën për shkak të një goditjeje me dashje me makinë nga ish i dashuri i saj. Ngjarja konfirmohet nga policia e Tiranës, sipas të cilës Elsina Hidersha e cila nga fansat e saj njihet m…e emrin “Emmy”, ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e Spitalit Ushtarak ku mjekët nuk jepnin siguri të plota për jetën e saj. 

Shërbime të Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës dhe strukturat e hetimit të Drejtorisë së Qarkut, arrestuan biznesmenin kosovar të hoteleve e restoranteve Aziz Kelmendi si autor i ngjarjes. Ky i fundit mësohet të jetë justifikuar me faktin se pas një grindjeje për motive të dobëta ka qenë vetë 21-vjeçarja e cila ka tentuar të hyjë me forcë në automjetin e tij, dhe për pasojë ajo është tërhequr zvarrë dhe përplasur gjatë tentativës së vetë atij për t’u larguar me makinën.
shko