e premte, 18 mars 2011

Bexhet Pacolli: Gruaja ime nuk eshte ruse, eshte ortodokse me origjin nga jugu i Shqiperise


Perse nje njeri qe ka nje pasuri prej 400 milione eurosh dhe qe ka nje banese te tille, duhet te lere komoditetin e te qenurit shqiptari me i pasur ne bote dhe te behet President i Kosoves? Politikanet kane me shume telashe se sa benefice. Per se duhet ta kerkoni me para telashin?

Une do te doja te me quanit te pasur, por jo vetem nga ana materiale. Une jam i pasur se kam shume miq ane e mbane botes. Kjo e fundit mua me inkurajon dhe me jep vullnet per te jetuar dhe per te vepruar.
Pasuri e madhe eshte….
Po eshte. Por ne pyetjen e tuaj sigurisht qe une kam arritur disa gjera qe i kam pasur si synim. Besoj se pas nje jete qe kalova ne mergim, mbi 38 vite, dashuria ishte shume e madhe qe te kthehem ne Kosove. Une nga jashte vendit, pa qene ne Kosove, e shihja cdo gje, kush vepronte, si vepronte, cfare gabimi bente dhe e ndjeja si pergjegjesi shume te madhe qe t’i kthehem Kosoves. Eshte shume e vertete se une kam sakrifikuar familjen, kame lene nje jete shume te bukur prane liqenit te Luganos dhe jam kthyer ketu ne Kosove.
Nje milioner mund te beje cfare te doje, nje president eshte i kufizuar ne te drejtat e tij…?
Une u ktheva ketu dhe jam bere pjese e halleve te qytetareve te mi. Ju them, ju garantoj se kete e kam bere per dashurine e flakte per te vepruar. Ia kam borxh Kosoves qe te veproj, ia kam borxh popullit tim. Kosova ka kaluar neper faza te ndryshme. Njerezit kane sakrifikuar per Kosoven dhe e ndjej pergjegjesine dhe si te ndershme qe edhe une te jem pjese e ketyre sakrificave. Nese vendi i Presidentit do te jete nje sakrifice, une kete do ta bej. Nese eshte nje sfide, une kete sfide do ta tejkaloj, dashte perendia ta tejkaloj me sukses, ashtu sic kam kaluar edhe sfida te tjera.
Ka shume njerez qe mendojne se ju keni hyre ne politike per tu bere kryetar i Kosoves, pra President. A e keni pasur kete ide qe kur keni hyre ne politike?
Ne jeten time, gjithnje para se te nis dicka, une kam krijuar nje bindje, nje pike qe me eshte dashur ta arrij dhe i kam arritur te gjitha. Kane qene sfida te medha. Une keto sfida ne nje menyre i kam tejkaluar, gjithnje kam dal fitues edhe pse kam rene dhe rrezuar, jam ngritur serish. Kur erdha ne Kosove nuk doja qe te mbetem vetem nje politikan qe nuk i sherben askujt, vetem te kem emrin si deputet. Kjo do te ishte nje humbje e kohes.
Por edhe nje deputet mund ti sherbeje vendit te tij…?
Jo, mundesite jane shume te vogla, sidomos ne Kosove, ku mund te jesh nje prej tyre. Mundesia qe zeri yt te shkoje aty ku duhet, eshte shume e vogel. Une kam pasur si qellim nje trampoline, nje trampoline ku do te mund ti sherbeja vendit tim. Tani kjo trampoline, ky vend qe te jesh President i Kosoves besoj se eshte vend ku une do te mund te veproj. Shume njerez me quajne sot president tipik politik, shume e vertete. Ne jemi nje presidence proaktive, me nje jete shume dinamike.
Rrezikoni qe me kete aktivitet te nderhyni ne punen e kryeministrit Thaci, sepse kornizat kushtetuese jane shume strikte dhe i lene Presidences ate rol qe ka?
Une me kryeministrin Thaci kam nje bashkepunim te mire. Kemi respekt reciprok. Ne takohemi cdo dite dhe shkembejme mendimet tona. Ketu eshte pyetje konkurrenca, se sa plotesimi. Ne e plotesojme njeri-tjetrin ne punen per Kosoven dhe popullin e Kosoves.
A keni qene plotesisht i sinqerte ne librin qe keni shkruar per jeten tuaj? A e keni treguar realisht jeten dhe karrieren tuaj ashtu sic ka qene?
Sensi i ketij libri ka qene ai qe une me te vertete te shkruaj dicka nga jeta ime. Te le dicka, qe femijet e mi, miqte e mi, ti dine sfidat e mia. Asgje nuk kam fshehur ne kete liber, kam qene shume i sinqerte dhe ky liber, nuk paraqet krejt jeten time, se jeta ime ka shume gjera, e s’jane pasqyruar te gjitha. Per pak kohe une do te nis edhe nje liber tjeter.
Eshte e vertete qe pavaresisht se ju vinit nga nje familje qe e quanit te mesme, fshatare ne ate kohe, ne Marec, kur erdhet ne Prishtine paragjykoheshit si fshatare?
Prishtina ishte e ndare. E ndjeja dhe e perjetoja. Ishte e ashtuquajtura nomenklatura e atehershme, ishin bijte e politikaneve e njerezve qe kishin pozita ne shtetin komunist jugosllav. Nuk jetonin keq dhe ishin te ndare nga pjesa tjeter. Kjo eshte vene re edhe ne bankat e shkolles, uleshin te ndare. Une rrija disi i vetmuar. Ka qene e veshtire disi qe te integrohej me ate nomenklature.
E vuanit kete atehere?
Une e vuaja per arsye se eshte shume keq per shembull, ti thuash dikujt se je i semure, kur ai eshte me te vertete i semure. Ketu ishte edhe ndarja sociale. Edhe ana materiale nuk lejonte qe ne te barazoheshim me keta njerez. Por prape une kam shume respekt per miqte e mi, edhe pse….
Kjo eshte te flasesh si President…?
Jo jo, kam pasur edhe kam respekt sepse ne kemi mesuar prej tyre dhe kane sherbyer si shembull, kur ishin per te mire. Por te them te drejten kam vuajtur edhe pse jam munduar qe mos e tregoj nje gje te tille.
A eshte e vertete se ju u larguat ne emigracion ne Gjermani, i trishtuar nga nje batute e shokut tuaj, i cili tha se nuk te visheshit me keshtu…?
Eshte shume e vertete sepse u ndjeva shume keq. Une kisha ardhur nga fshati dhe u regjistrova ne fakultet. Duke dale, ne hapesiren para Fakultetit te Filozofise, pashe shoket e mi qe ishin te veshur bukur me kepuce te reja, kemisha te bukura. Kur dola ata me thane, Bexhet, tani je student, duhet te paraqitesh ndryshe. Donin te thoshin, se s’mund te vijoja te vishesha ashtu. U thashe faleminderit dhe aty plasi vaji. Menjehere u nisa nga fakulteti ne Prishtine deri ne Marec, shkova per kater ore ne kembe. Shkova ne shtepi dhe u ula dhe thashe si erdha une deri ketu. Se kuptova si shkoi rruga me mendime. U trishtova shume, por kjo gje me sherbeu shume. Ishte shkaku qe une u largova nga Kosova dhe shkova ne nje bote qe nuk e njihja, qe as ne televizor nuk e kisha pare, se nuk kishim as televizor. Por u nisa.
Perendimi ishte befasues per ju?
Ishte cdo gje per tu eksploruar dhe zbuluar. Ishte befasuese por edhe shume sfiduese.
Ne c’kuptim?
Per mua ishte nje sfide. Nje sfide qe une ta kaperdij ate moment. Ishin dy bote. Ishte nje bote, nje civilizim qe nuk e njihja. Me kembenguljen time, me ndihmen e perendise une e fitova kete sfide.
Perderisa ju u larguat nga Kosova, me 2000 dinare borxh, nuk e di nese i keni kthyer ato dinare…?
I kam kthyer pas tre muajsh. Nje prej atyre qe mi dha nje pjese, ende eshte gjalle dhe jeton ende jo larg nga fshati ku une jetoj. Kisha nderin qe ti shtoja nje darke, per te gjithe familjen e tij. Ai burre mendon ende sot se asgje nuk ka bere per mua. Por per mua ai ka bere shume.
Pra ju u niset me 2000 dinare te gjyshit tuaj dhe ketij miku, per t’u kthyer ne njerezit me te pasur?
Kur arrita ne Hamburg, kisha vetem 4 marka dhe 90 cent. Rreth 3 euro te sotmet. Me kaq para prisja dike qe te merrte ne stacion dhe qe nuk erdhi te me marre, ai ishte daja im. U familjarizova me stacionin, derisa ai u mbyll dhe dola. Ajo nate ishte decizive per mua, se ate nate takova edhe njeriun qe mua me ndihmoi shume. Ai ishte nje njeri qe drejtonte nje piceri. Une isha shume i uritur. I thashe a mundem te blej dicka me kaq para sa kam. Ai me tha, jo, se kushtonte me shume. U largova dhe ai ma ben me dore. Me thirri, u ktheva dhe une hengra jo nje, po dy pica dhe per te paren here piva edhe coka cola. Aty i tregova problemin tim, dhe aty nisi jeta ime. Aty fitoj parane e pare, marre idene si te studioj me tutje. Ai njeri, qe eshte sirian, ende jeton ne Hamburg.
Per se ju, qe u larguat me aq mllef nga Kosova, qe studiuat 4 vjet ne Hamburg ne shkollat me te mira, per se u kthyet?
U ktheva sepse isha i mallengjyer. Ende ketu per mua ishte vendlindja. Ishte familja ime, gjyshi im, prinderit. Nuk munda te duroj me. U ktheva, shkova menjehere te kryej sherbimin ushtarak.
Para se te kryenit sherbimin ushtarak, ju u bete anetar i Lidhjes Komuniste te Jugosllavise?
Vetem per nje nate.
Per se e bete?
Ne nje pasdite me ftuan ne Partine Komuniste dhe aty degjova gjera qe nuk i kisha degjuar me pare. Me naivitetin tim, nje gafe ndoshta, i kam bere tere kohen, e tani ndoshta i bej. Flisnin per nje makine qe funksiononte ne nje kohe qe nuk funksiononte fare. Aty une thashe se nuk funksionon si duhet dhe menjehere te nesermen me kerkuan librezen.
Po perse kerkuat te beheshit komunist?
Nuk e kuptoja. Doja te isha pjese e nje organizate dhe te kontribuoja. Mu duk, duke mos pasur as edhe ndonje shans tjeter, mendova kete. Mendova se ofronte nje mundesi, nuk u kenaqa qe u largova. Asnjehere me nuk doja te isha pjese e ndonje organizate. Madje kur erdha te hyj ne spektrin politik ne Kosove, shume here kam menduar, valle a duhet te tregoj te drejten, apo t’i shtremberoj gjerat?
Si e gjetet kete balance? Qelloni qe i shtremberoni gjerat?
Jo, AKR-ja ka qene krejt tjeter gje. AKR lindi si aktivitet lobues ne Uashington. Kam lobuar me te prej dy vitesh dhe u ktheva ketu, pothuajse i pergatitur me nje realitet dhe nje bagazh. Nuk ishte e veshtire qe te adoptohem. Ndaj edhe une ne AKR, kam shprehur realitetin. Njerezit e dine se programi i AKR-se, eshte shume interesant per qeverine e tanishme.
Ju thate se sherbimi ushtarak ishte atehere i detyrueshem. Si shpjegohet qe juve ju perzgjodhen ushtar ne garden e marshallit Tito?
Aty u be nje perzgjedhje e njerezve.
Ishte kriter politik apo fizik?
Ishte nje kriter i tradites familjare. Gjyshi im ishte ne nje garde te tille, babai po ashtu ne nje funksion te tille dhe une u perzgjodha si nje ushtar qe duhet te shkonte afer Beogradit, ne nje kurs intensiv tre mujor dhe aty pashe se njerezit qe ishin aty ishin pak a shume te privilegjuar.
Si te privilegjuar?
Te privilegjuar sepse ishte nje shkolle shume speciale, ku beheshin pergatitjet per nje mision shume specifik. Me vone ky mision ishte qe une duhet te funksionoja afer presidenteve te atehershem.
Qelloi qe punuat me te?
Po une punova per 11 muaj dhe e kreva punen me nder.
Cili ka qene impresioni juaj per marshallin Tito?
Per mua ka qene nje vizionar. Atehere kuptoja se ishte njeri qe ishte i njejte per te gjithe. Ishte nje njeri qe ka pasur shume, shume respekt ne shtetet e tjera si ne Perendim ashtu edhe ne vende te tjera.
E keni njohur personalisht gjate sherbimit?
Normalisht une kam punuar prane tij.
A ishte ky nje lloj privilegji per ju?
Une atehere sigurisht e kuptoja si nje privilegj.
Ju emigruat, u kthyet serish ne Kosove dhe me pas u larguat serish ne Perendim? Per se u larguat?
Kisha nje mundesi, te mbetem ne ushtri. Por nuk e doja. Ketu isha i privilegjuar, sepse u dergova per te pasur nje post. Por shume shpejt e kuptova, se po te mbetesha ketu ne administrate, pagat do te ishin mizerje. Por paga mua me duhej, sepse doja te ndihmoja edhe familjen time. Ndaj nuk pranova te mbetem ketu dhe mora rrugen e kurbetit. Jetova nje vit ne Austri, bera nje karriere modeste. Me pas nga viti 1977 shkova ne Zvicer, punova per 13 vite, deri ne 1990.
Ju u kthyet ne Shqiperi ne vitin 1979. Si arritet te hynit ne Shqiperi ne ate kohe?
Une prezantoja nje shoqeri te njohur, inxhinierike qe kishte disa teknologji specifike. Ne Shqiperi ishin te nevojshme. Erdha ketu, sepse kisha nje perparesi se flisja gjuhen shqipe. Ne filluam te bashkepunuam dhe ndertuam disa fabrika.
Cili ishte impresioni qe patet per Shqiperine e asaj kohe?
Nuk kishte krahasim me ate qe kishim ne Kosove. Ishte shume me keq, sa i perket lirise se shprehjes, se mendimit. Por edhe ekonomikisht. Ne ne Kosove ishim shume me mire ekonomikisht. Ne Kosove lulezonte cdo gje, sidomos ne vitet ’70. Nese shihje ndertimet ne Kosove, Gjilan, jane kryesisht te viteve ’70 ishte me lehte, kishte mjete financiare dhe ndihma te ndryshme, e ndertoje nje shtepi edhe me pagen qe kishe, sado modeste te ishte.
A eshte e vertete qe ju ishit ne Tirane, naten kur Mehmet Shehu vrau veten?
Ate nate kur kaloi aty, Enver Hoxha, une mbeta para Hotel Dajtit. Njerezit i larguan, une mbeta, nuk me tha njeri largohu. Ate kohe pashe, dy makina dhe nje te trete kryesore qe kishte gjashte dyer. E pashe Enver Hoxhen ulur, qe bente me dore. Per mua ishte mrekulli e madhe, se gjithe Kosova e donte Enver Hoxhen.
Si shpjegohet dashuria e Kosoves per Enver Hoxhen?
Ne nuk kemi qene te dashuruar vetem me Enver Hoxhen, por cdo gje qe ishte shqiptare. Kur kane ardhur autobuset e pare ne Kosove nga Shqiperia, ne vitet ’70, ne policia serbe nuk na mbante dot. Edhe me force, tentuan te na ndalnin. Ne donim vetem te preknim autobusin, jo me te flisnim me njerezit.
A ka me nostalgji per Enver Hoxhen ne Kosove?
Nuk besoj tani. Ndoshta dikur. Pas viteve ’90 u pa se ai ishte njeri i gabuar. Ajo dashuri besoj mbizoteroi deri ne vitet ’80.
A eshte e vertete qe te nesermen e vetevrasjes se Mehmet Shehut juve ju perzune nga Shqiperia?
Ne oren kater te mengjesit erdhen ate nate, hyne, me zgjuan, pa me shpjeguar me thane merrni valixhen nisu. Shkuam poshte, as hotelin nuk arritem ta paguanim. Me derguan direkt ne kufi. Une nuk e dija se cfare ndodhi. Aty pashe se shume makina te tjera ishin parkuar. E kuptova me vone. Ishte nje rruge e tmerrshme kur u nisem, pa biseda edhe pse pyeta se cfare po ndodh. E mora vesh, me vone, kur mora makinen time dhe kalova Podgoricen dhe me pas degjova lajmin se Mehmet Shehu ka vdekur. Por nuk mora vesh te dhena te metejshme.
Zoti Pacolli, fati juaj ne biznes ishte Rusia. Dizintegrimi i Bashkimit Sovjetik dhe prosperiteti qe solli zhvillimi i biznesit ne Rusi. Si depertuat ne tregun Rus?
Une fillova ne firmen zvicerane te punoj si drejtor komercial dhe shume shpejt isha pergjegjesi kryesor i saj. Isha njeriu qe e hapi rrugen ne ish-Bashkimin Sovjetik dhe pata suksese te medha. Te tregoj nje rast me firmen “Merloni” te Italise, zhvilluam aktivitet shume te suksesshem. Ndertuam nje nga fabrikat me te medha te frigorifereve dhe te lavatriceve. Ishin kontrata shume te medha.
Po shperthimi juaj i madh ishte ne kohen e Jelcin?
Jo. Me Perestrojken me teper, sepse une isha shpallur dy here biznesmeni i vitit ne Perendim, Zvicer ne vitet 1986-1989, ne kohen kur dominonte nje krize e madhe. Aty pata fatin per 3 vjet te ndertoj mbi 53 impiante te rendesishme ne ish Bashkimin Sovjetik.
Si mberritet tek Jelcin?
Une Jelcin e kam njohur shume me pare se te mberrinte ne Moske. Kur ka qene Sekretar i Pare u njoha me te dhe kam pasur miqesi. Ai erdhi ne Moske, une nuk kisha kontakte. Kontaktet erdhen kur ai ktheu librezen e Partise Komuniste, si une dikur. Tha se nuk do te kete ardhmeri per kete parti.
Si shpjegoi qe kjo miqesi u be aq e madhe, sa qe ju moret ndertimin e Parlamentit sovjetik, ndertimin e zyres se Presidentit te Rusise, nje seri vilash dhe ne fund diamantin e kurores, dhe diamantin e Kremlinit? Si mundi nje biznesmen nga Kosova, apo nga Zvicra te merrte kaq shume punime?
Se pari une kam pasur konflikt interesi me ish firmen time, nuk kam pasur mundesi te veproj ne ato veprimtari ku vepronte ajo. Me eshte dashur te gjej dicka tjeter. Ne bashkepunim me nje grup arkitektesh nga Sllovenia dhe nje firme design nga Majemi SHBA arrita te prezantoj nje seri projektesh, qe ne ate kohe ishin te papara per njerezit ne ndertim ne Bashkimin Sovjetik. Me nje iniciative timen, hyra dhe thashe se une di ti ndertoj edhe pse nuk isha i tille. Une investoja ne kete ide tre gjera, kohen time, pak kapital se ishte modest, por me i madh ishte investimi ne sodisfaksion, pasi thashe une do ta bej kete dhe ia arrita. U bera nje prej ndertuesve me te suksesshem te asaj kohe.
A keni paguar per presidentin Jelcin apo njerez te afert te tij?
Une sot jam President i Kosoves, por e kam thene edhe kur nuk kam qene. Asnjehere me ate njeri nuk kam pasur keto marredhenie qe ju aludoni. Nuk kam pasur, sepse kemi pasur nje respekt shume te madh. Une e merrja edhe kur Jelcin nuk ishte njeri i rendesishem. Asnjehere Jelcin, nuk ka thene qe une duhet ta bej nje kontrate. Por njerezit rreth tij e dinin se kam nje raport me te dhe kjo ndoshta ka ndihmuar. Por nje gje e madhe qe me ka ndihmuar mua qe ti realizoj keto kontrata historike, ishte fakti se une isha shume i informuar se cfare po ndodh. Ka qene iniciativa ime, qe para se ndodhte dicka une ta propozoj me pare dhe ta bej gati.
Perse Prokurorja e Zvicres dhe Prokurori i Rusise, ju investiguan per nje vit? Si shpjegohet qe ju punuat kaq intensivisht ne Rusine e Presidentit Jelcin, nuk punuat ne Rusine e Presidentit Putin?
Investigimi nisi nga qarqet parlamentare. Ishte nje mazhorance qe nuk ishte jelciniane, por komuniste. Keta te fundit kishin bere nje aleance me Agraret dhe ata pritnin zgjedhje me 1998 dhe donin te vinin ne pushtet dhe kerkonin cdo gje kunder Jelcin. Normalisht qe nje prej tyre isha edhe une. Se kisha ndertuar ne Kremlin. Kjo shkaktoi shume polemika ne Parlament. Une i kam degjuar parlamentaret prokomuniste te thone se presidenti yne nuk na pranon ne, por dikush qe vjen nga Kosova, nje vend ku terrorizojne njerezit tane, vjen e takon dhe kthehet kurdo. Madje me paret e tyre. Madje thane se ‘bleja arme aty dhe me ato arme, vriten vellezerit tane’. Kjo ishte formula. Ata gjeten prokurorin, pro komunist dhe ai nisi investigimin. Nuk ishte vetem firma ime, por nje sere firmash te tjera qe u hetuan nga komunistet e Rusise. Tek une ishte me delikate se lidhej edhe me luften ne Kosove qe do te niste pak me vone. Ky ishte edhe shkaku pse Karla Del Ponte me zor kishte pritur te vije dhe te hyje ne firmen time, se ishte firme qe kishte dale prej nje kosovari. Erdhi, mori dokumentet dhe asnjehere nuk arriti ta coje perpara hetimin. Mirepo nga ana mediatike, ajo ia arriti qellimit, se mediat ishin me te dhe thoshte cdo gje. Por une nuk kam pasur asnjehere telashe.
Si shpjegohet qe ju punuat kaq intensivisht ne Rusine e Presidentit Jelcin, nuk punuat ne Rusine e Presidentit Putin?
Nuk punoj per arsye se me ardhjen e Putin, ai likuidoi cdo kend qe ishte me pare. Likuidoi cdokend qe e njihte ate me pare, ku isha edhe une.
Ju e keni njohur Putinin perpara se te behej President?
Po une e kam njohur Putinin kur ka qene zevendes i bashkise. Ai likuidoi cdokend qe e njihte.
Per se?
Sepse ndoshta ai nuk ka pasur ndonje te shkuar brilante. Ai shkonte ne kafe ne mengjes dhe ikte ne oret e mengjesit, ne nje situate. Ata qe e njihnin nga afer, nuk jane pjese e kabinetit te tij.
A e keni njohur ju gjate kohes qe keni qene ne Moske, Miloshevicin, ambasadorin e Jugosllavise?
Kjo eshte nje mit qe eshte krijuar. Nuk eshte e vertete. Ne referencat e mia ekziston nje reference me Geneksin. Kjo ka qene nje firme e madhe e Beogradit. Kjo reference u be sepse une kisha blere nje zyre projektuese ne Lubjane. Ajo firme, ne te shkuaren kishte punuar edhe me Geneksin. Dikush e pa kete dhe madje u be edhe nje proces gjyqesor, pasi une padita disa gazeta per kete arsye. Midis tyre ka qene edhe “Koha Ditore”. Ka nje vendim gjyqesor per kete qe, une kurre ne jete nuk kam punuar me firmen “Geneks”. Ketu behet lidhja.
Me Borislav Miloshevicin?
Sepse ndoshta ai ka vepruar me “Geneksin” e mevonshem. Por une kur nuk e kam njohur ate. E kam pare nje here kur kam bere hapjen e hotelit. Hotelin e hapa sebashku me administraten ruse. Ata organizuan pritjen, dhe aty une e pashe ate nga larg. Dikush me tha se ai eshte Borislav Miloshevic dhe ai erdhi u afrua me dha doren dhe une ia dhashe doren. Kurre ne jeten time nuk e kam pare me. As kam shkuar ne ambasaden e tyre sepse une kam pasur pasaporte zvicerane dhe s’kam pasur nevoje dhe se kam takuar asnjehere me.
Por nje nga momentet me te diskutuara te jetes tuaj, eshte takimi ne mars te vitit 1998 me Sllobodan Miloshevicin. Perse ky takim?
Une pashe fotografite e para qe kishin dale prej agjencive te huaja dhe kishin tronditur gjithe boten. Nje mik i imi, qe ishte zevendesminister i Kaukazit, me thirri ne zyre dhe ai me tregoi keto fotografi dhe ne po flisnim per kete njeri. Ketu lindi ideja qe une te shkoj, ka qene menyra e vetme qe une kam pare te mundur te shkoj dhe te mundohem te ndihmoj popullin tim.
Milloshevici refuzonte diplomate te rendesishem perendimor, si Filipe Gonzalesin, ish-kryeminister i Spanjes, perse ju priti ju?
Une nuk e di ke ka refuzuar atehere, por e di qe ka qene shume i ngurte. Mua me eshte thene kjo nga diplomati rus.
Kush e organizoi takimin?
Ministria e Jashtme ruse. Normalisht per mua ka qene shume e rendesishme siguria ime, per arsye se une kam udhetuar duke lene ne Beograd nje informacion se, une dija dicka me teper sesa qytetaret e atehershem te Serbise. Une kete informacion e kisha nga qarqet ne Rusise, per nje “dill” (marreveshje) qe kishte bere ai.
Ju kishit per detyre t’ia thoshit kete?
Jo, vetem duhet t’a lija te kuptonte qe ai ta dinte se une e dija kete. Kjo ishte arma ime e vetme dhe kjo me jepte shprese se une do te beja dicka per popullin tim.
Ju udhetuat e linje?
Une udhetova me aeroplanin tim dhe kam arritur ne ate aeroport fantazme, sepse asnje aeroplan tjeter nuk ulej ne ate vend, deri sa kam shkuar te ai.
Sa ka zgjatur takimi?
Frika ime ka qene deri sa kam hipur ne makine. Ne momentin qe kam hipur, kam shkuar ne takim. Ka zgjatur shume ai takim, nje pasdite te tere.
Cfare mund te bisedonit ju me Miloshevicin nje pasdite te tere?
Se pari, gjate gjithe kohes kam qene duke thene se Kosova nuk eshte me ajo qe mund te mbahet me dhune. Kosova do te jete e barabarte me entitetet e tjera. Normalisht, atehere kjo mund te thuhej.
Ishte nje takim, apo kishit nje mision?
Une doja te beja dicka, nese kisha mundesi te beja, per popullin tim. Pas ketyre oreve tentativash une kam pare se me nje kriminel si Miloshevici, me nje te semure, disa here e demonstroi edhe gjate takimit tim me te, ishte i semure, normalisht une nuk do te kisha sukses. Ketu e kam pare se ky mision i imi nuk pati sukses. Kam ardhur ne Prishtine, u kam treguar njerezve qe prisnin informacione nga ky takim, se bisedat kane shkuar keshtu, dhe kam mbetur te pala kosovare, e cila ishte ne diskutim per te shkuar apo jo ne takimin e marsit. I ndjeri Presidenti Rugova nuk pranoi te shkoje per arsye se thoshte qe: ‘Miloshevici eshte njeri qe nuk e mban fjalen, ai genjen’ dhe nuk e ka pranuar ate. Ne kete menyre une kam pranuar kete vleresim, i kam telefonuar administrates se tij dhe i kam konfirmuar se nuk ka takim dhe nuk kam komunikuar me asnje here me Miloshevicin dhe nuk e kam pare me.
Ju thoni qe ai ju ka telefonuar?
Po nje here, dhe ka qene ne pyetje ajo informate qe une posedoja dhe me thote, a ishte kjo gje nje kurth per ate. Une i thashe jo, ajo ishte nje tentative qe t’i tregoja se ne Kosove gjerat me dhune nuk rregullohen me dhe ne Kosove gjerat duan zgjidhje. Delegacioni kosovar ka shkuar ne takim me daten 16 mars me ndermjetesim te Hollbrukut. Me sa di une Hollbruku nuk ka qene prezent ne biseda, kane qene disa njerez qe edhe tani jetojne ne Kosove, por une nuk e di cfare eshte biseduar. Atehere une kam qene paksa i prekur sepse eshte dashur qe takimi te behej ne nje vend neutral dhe jo ne rezidencen e tij dhe ka qene nje skenar i pergatitur per ate c’ka do t’u thuhej medieve. Mediave, ishte porositur qe t’u thuaj qe nga ky moment nis procesi i pavaresimit te Kosoves. Me duhet te jem i drejte, prej atehere ne kemi folur per Kosoven Republike, Kosova te jete e barabarte me etnitetet e tjera. Kosova ne ate kohe ka qene nje etnitet i pabarabarte.
A pati ndonje moment kur menduat se hyte ne nje afere qe dilet tej mundesive tuaja?
Jo nuk kam pasur. Kohezgjatja qe ishte mbi tete ore takim, me nje pauze te vogel dhe vete interesimi i tij ishte qe te ndodhe dicka. Per mua kishte me shume rendesi qe te rifillojne shkollat.
Jeni penduar per kete takim?
Une nuk jam penduar asnjehere per ate qe kam bere, sepse e kam bere me shpirt shume te sinqerte dhe cdo veprim qe kam bere e kam bere per interesin e qytetareve te Kosoves. Asnje here nuk pendohem. Jam shume i qarte se ka ngadhenjyer ideja e Ibrahim Rugoves, i cili nuk donte qe te shkoja, por donte qe te shkoja me vone.
A jeni i sigurt qe jeni i sinqerte dhe nuk i fshihni gje publikut?
Absolutisht asgje, detajet jane pershkruar krejt ne liber dhe me duket se u duhet nje emision 6 oresh per ta shpjeguar kete teme. Por do doja qe cdokush ta lexoje ate kapitull dhe cdo detaj eshte shkuar ne menyre shume te sinqerte.
Cilat kane qene lidhjet tuaja me Kosoven gjate luftes?
Lidhjet e mia me Kosoven kane qene te perhershme edhe para luftes edhe gjate luftes.
A kini qene skeptik per luften e UCK-se?
Absolutisht asnjehere nuk kam dyshuar ne luften e UCK-se. Une kam qene mbeshtetes shume i madh i cdo levizjeje qe vinte me intensitet te njejte, si brenda ashtu edhe jashte. Te gjitha operacionet qe kane ndodhur brenda, e kane pasur nje orgjine edhe nga jashte. Keshtu qe nuk kam qene skeptik. Ndoshta jane habitur deri diku. Nuk kam besuar se do te ndodhe shume shpejt keshtu. Une ju referoj, qe ne librin tim te gjeni nje artikull i shkruar ne vitin 1997, i botuar ne “Bota Sot”, dhe ai artikull eshte origjinal per ate qe une mendoja mbi prezencen e Serbise ne Kosove. Me inkurajon fakti qe ka ndodhur pak a shume ashtu sic kisha parapare ne vitin ’97. Kete shkrim une e transformova ne nje leter dhe ua dergova te gjithe ministrave te jashtem te shteteve te fuqishme.
Perse veteranet e UCK-se e kontestojne ardhjen tuaj ne krye te shtetit te Kosoves?
Une besoj se eshte nje mosmarreveshje. Disa gazeta ne Kosove kohet e fundit kane shpifur, dhe per keto shpifje eshte e drejte e tyre qe te hidherohen, por sa i perket ketyre une jam ankuar, ende pa qene president, ne Komisionin e Medieve te Shkruara, komision qe deri tani nuk eshte deklaruar ende. Une aty kam kerkuar vetem nje konkluzion, nje mendim profesional. Une ju garantoj se nuk kam thene, as qe jam “Tito” i Kosoves, ate pra qe do te dije Lidhja e Veteraneve te Kosoves. Nuk kam thene asnjehere se Kosova e ka nene Serbine.
Po por ka nje shkrim ne shtypin e Beogradit ku thoni se Kosova nuk ben dot pa Serbine?
Ai eshte marre ne kontekst. Normalisht titulli ka qene i tille. Por titujt kush i ben, nuk i bejne intervistuesit, madje as gazetari, i ben redaksia. Une kam thene se ‘do ta kene te veshtire keto vende qe te jetojne vetanake dhe keto vende jane te ndervarura’. Une kam folur gjithmone ekonomikisht dhe normalisht fati i mbarevajtjes se gjerave varet edhe nga Serbia. Serbia eshte sot nje realitet ekonomik ne kete rajon. Normalisht edhe Serbia po te donte ne kete menyre do ta pershpejtonte edhe hyrjen e saj ne bashkesine evropiane. Mali i Zi , Kosova etj jane shtete shume te vogla qe te mbijetojne vete. Per mua, do te arrije ajo dite kur s’do te kemi kufij ne kete vend te botes dhe njerezit do te levizin lirshem me idete, me mallrat e tyre dhe kjo dite shume shpejt do te ndodhe. Ne ate interviste une asgje tjeter nuk kam shprehur vete kesaj qe thashe me lart. Titulli, normalisht ka qene jo i drejte. Une kam thene se keto shtete do ta kene te veshtire te jetojne ne menyre vetanake dhe duhet te bashkepunojne ne anen ekonomike.
A jini ju per nje kurs te ri politik, ne marredheniet e Serbine?
Une jam i prirur se zgjidhja e problemit me Serbine eshte e nevojshme edhe per Kosoven. Zgjidhja e kontekstit me Serbine nuk mund te ndodhe kurrsesi me me dhune, por vetem me veprime ekonomike dhe me dialog. Eshte fat qe ne kemi filluar te bisedojme, nuk jane negociata, jane biseda. Eshte fat qe cdo gje tjeter pushon dhe fillon dialogu. Ne nuk mund te durojme kurrfare humbje, as materiale dhe as per njerezit, por jam i bindur se edhe Serbia edhe qarqet serbe e kane kuptuar se gjerat duhet te zgjidhen. Kosova duhet te njihet nga Serbia. Ky eshte kusht qe i takon Kosoves dhe Kosova me te drejte e kerkon kete. Kjo do te ndodhe dhe kjo pershpejton zgjidhjen e cdo problemi qe kemi sot me Serbine. Gjithmone do te deshiroja qe ne mase te njejte te zgjidhen problemet e etnicitetit serb ne Kosove, por ne menyre te njejte dhe problemet e kombit shqiptar ne Serbi, ne Metvegje, Bujanovc dhe ne Presheve. Une do te insistoj si President i vendit, nga grupi kosovar, qe te kerkoje nga Serbia ne menyre proporcionale ato qe ata kerkojne per Veriun.
Nese Serbia do te kerkoje ndarjen e Veriut…?
Nuk do te kete ndarje, une nuk dua t’i besoje asaj ideje. Kosova nuk eshte shtet qe do te ndahet. Kosova do te jete keshtu si eshte, dhe brenda kufijve te saj ne do te mundohemi qe te gjejme zgjidhje me Serbine.
Kosova po ben bisedime me Serbine, pa marre leje nga Kuvendi i Kosoves?
Nuk eshte teresisht keshtu. Ne kemi permbushur vetem nje premtim se do te jemi ne ate takim. Parlamenti i Kosoves ka miratuar nje rezolute te qeverise se Kosoves, per miratimin e bisedimeve. Edhe nese nuk do te kishim nje miratim nga Parlamenti i Kosoves, nuk do te ishte mire qe askush te mos shkonte ne ate takim. Atje ishte delegacioni serb, por edhe delegacioni amerikan dhe ai evropian qe prisnin. Nuk u bisedua asgje e rendesishme. Inkurajoj palen kosovare qe te jete pjese e diskutimeve, gjithmone duke mos e cuar neper mend qe te preket sovraniteti i Kosoves.
A jeni i gatshem te takoheni me Presidentin Tadic?
Nese presidenti serb shpreh deshiren une do t’a takoj, sepse nuk kam asgje per te fshehur. Une do t’a takoja kurdohere.
Ne cfare gjuhe do te bisedonit?
Une do te bisedoja ne cilen gjuhe qe ai deshiron. E di qe ketu kam nje perparesi te madhe ne krahasim me te.
Shtypi i Kosoves ka nenvizuar faktin se ju jeni pare si nje njeri i ruseve ne Kosove?
Kjo nuk eshte serioze qe te flitet. Une ju garantoj juve se asnjehere nuk kam menduar dhe as kryer nje veprim qe mund te shkoje ne dem te popullit tim dhe te Kosoves. Gjithmone kam punuar dhe jetuar, duke qene pjese e halleve te Kosoves. Edhe pse kam qene ne Zvicer, ne nje situate tjeter, une kam qene gjithmone prezent ketu, ne Kosove. Une popullin tim nuk e kam lene ne rruge. Une kam marre me mijera punetore nga Kosova qe shume, shume me lire do t’i gjeja atje dhe kam punuar me ta, kam bashkepunuar dhe jetuar me ta dhe ato para qe kemi marre, nuk kane shkuar ne xhepin tim, por kane shkuar dhe tek familjet kosovare, qe besoj se jane nje numer shume i madh.
Por keni shkelur Kushtetuten e Kosoves, duke votuar per qeverine ne kohen qe ishit zgjedhur president?
Une besoj se nuk kam shkelur ligjin, per arsye se ne shpirtin tim dhe ne mendimet e mia nuk ka pasur asgje destruktive, as oportuniste. Vete momenti i krijuar, ajo atmosfere ne Parlament, ndoshta, ka pasur mungese funksionimi te protokollit te Parlamentit. Une nuk kam pasur rrugedalje tjeter, vecse te ulesha ne bankat e Kuvendit. Ne ate moment, ju garantoj, kam qene duke folur me Presidentin e Shqiperise, Presidentin Topi, dhe atehere me kane thirrur dhe me kane thene se ‘duhet te kthehesh te vish te votosh’. Une jam kthyer dhe ate moment, sinqerisht, nuk dija cfare po votohej, por mendoja se po votohet dicka per te miren e vendit. Une ne kete moment e kam ngritur doren. Nuk e them kete qe te mbrohem, por nuk ka qene ne shpirtin tim qe te demtoje dike, te shkel Kushtetuten apo te ndihmoj dike. Ka qene nje konfuzion. Duke u zgjedhur President une nuk jam me deputet, gjithmone ne koken time ka qene se vendi im duhet te zevendesohet prej dikujt tjeter nga partia time, ne menyre qe te mos mungoje vota per qeverine. Ketu ka qene dhe konfuzioni. Me vone e kam lexuar ne gazeta se eshte bere ky gabim. Une nuk e konsideroj se eshte bere me qellim dhe se dikush ka perfituar prej kesaj. Nuk e konsideroj se qeveria eshte zgjedhur prej votes time, ajo i ka pasur votat.
Keni frike nga vendimi i Gjykates Kushtetuese?
Jo, absolutisht jo. Une besoj se Gjykata Kushtetuese keto do t’i marre parasysh. Kjo nuk eshte bere me qellim dhe as per te ndihmuar dhe as per te demtuar dike. Normalisht, ata do t’a trajtojne ne menyre te drejte kete dhe une besoj se nuk do te jete ndonje shkelje Kushtetute, gje qe nuk do te doja ta beja asnjehere ne jete, pasi Kushtetuta eshte e shenjte per mua dhe do t’a respektoj ate.
Z. Pacolli, cili eshte mendimi juaj per nje ide qe qarkullon vazhdimisht per nje bashkim te mundshem mes Kosoves dhe Shqiperise?
Po. Se pari, ideja ime, qe ju e dini pasi e kam thene para tre vitesh dhe eshte marre si shume me te madhe, kur kam thene se ne duhet te garantojme levizje te lire te njerezve dhe mallrave. Une e di qe Kosova duhet t’a kete horizontin e hapur. Kosova ka nje rini te mrekullueshme, cdo vit dalin 50-60 mije te rinj ne tregun e punes. Dhe ta mbyllim gjithe kete rini ne tregun e punes ne Kosove nuk do te ishte e drejte, prandaj kesaj rinie duhet t’i hapim kufijte. Une e shoh bashkimin me Shqiperine shume te mundshem dhe vizita ime qe do te bej Shqiperi, sigurisht do te kete teme te bisedimeve me homologun tim qe ligjvenesit tane te bejne ligje identike. Qe ne te kemi disa standarde te njejta si ne komunikacion, ne kufi. Qe kufiri te mos ekzistoje me, qe njerezit te mos ndalen aty, qe deri ne nje shume te caktuar mallrat te levizin ne menyre te lire, pa pasur nevoje qe te doganohet apo zhdoganohet ajo, qe shqiptareve nga Shqiperia ne Kosove t’u mundesohet trajtimi i njejte dhe anasjelltas. De fakto ne duhet te bashkohemi ne kete menyre dhe kjo varet vetem prej vullnetit tone. Kete ide une e kam fikse dhe do te kerkoj edhe nga homologu im, edhe nga qarqet politike ne vend, qe te realizohet. Jemi dy popuj shume te lidhur, jemi vellezer dhe ne duhet te bashkepunojme.
Z. Pacolli 11 vite me pare, ne nje interviste ne Lugano, me keni thene se nuk do te hynit ne politike. Cfare u beri qe te nderronit mendje?
Shume e vertete, po ju them se une vij ne politike nga nje lobim shume i fuqishem ne SHBA. Une loboja prej vitit 2004 dhe deri ne ardhjen e Presidentit Bush ne Shqiperi, kur ai tha se Kosova duhet te jete e pavarur. Ka qene ndoshta i vetmi faktor politik nderkombetar qe e ka thene ate haptas. Nga ky fjalim filluan t’a thone edhe te tjere haptas. Une e shihja se kam kryer nje mision lobimi ne SHBA me sukses shume te madh dhe u ktheva ne Prishtine. Ketu, bashkemendimtaret e mi vendosen qe une duhet te formoj, jo me nje zyre lobuese, por nje parti politike me te njejtin emer, AKR, Aleanca per nje Kosove te Re. Aty lind ideja tjeter qe une duhet t’i sherbej popullit tim, te jem kryetar i shtetit te Kosoves. Une normalisht nuk e kam fshehur asnjehere, qe nga momenti i pare, une kam thene se dua te behem kryetar i Kosoves. Kjo ndodhi dhe kjo tregon edhe nje here se vendosmerine e dikujt, nese investohet ne nje qellim, ne menyre te sinqerte, dhe nese ai qellim eshte i drejte mund ta quajme dhe si te arritur kete qellim.
Keni pasur presione per te mos u bere President?
Ketu une dua te falenderoj familjaret e mi, te cilet asnjehere nuk kane nderhyre ne vendimet dhe planet e mia. Edhe bashkeshortja ime nuk ka nderhyre, por me ka mbeshtetur, edhe pse ajo tani eshte dhe pak viktime jo vetem e medias, por edhe mungeses time. Une kam nje familje qe, pak a shume, eshte viktimizuar. Une shpejt e kam kuptuar se ata qe jane kundershtaret e mi nuk jane miqte e mi, pra ata qe nuk donin te behesha president i Kosoves kishin nje qellim tjeter dhe kjo ide mu perforcua edhe me teper tani. Nga ky post dua t’u them gjithe shqiptareve dhe gjithe kosovareve se do te mundohem te jem President i te gjitheve, do te jem ne hallet e tyre. Dua t’u them se nuk kam ardhur absolutisht per interesa private. Une nuk do te perfitoj asgje nga buxheti i Kosoves. Une kam mundesi te mbaj veten, madje edhe nje staf te vogel me mjetet e mia. Do te ishte nder dhe privilegj per mua te punoj per popullin tim, populli im e meriton kete dhe une do ta beje me shume sadisfaksion, me shume shpirt dhe me shume nder. Keta, normalisht do te jene ata qe do te me mbeshtesin, por do te kem edhe ata qe do te me kundershtojne, sic me kane kundershtuar. Une kundershtareve do t’u them se ata nuk jane armiqte e mi. Ata jane miqte e mi potenciale. Une do te bej cdo gje qe t’u tregoj ketyre njerezve se nuk kane te drejte te me kundershtojne dhe do te jem shume i lumtur qe nje dite, edhe keta do te jene miqte e mi.
Cili do te jete fati i AKR-se tani qe u bete President?
AKR-ja eshte per mua nje femije i ndare, totalisht. E kam trajtuar si femije, tani eshte i ndare. Une do te doja qe AKR-ja te ekzistoje. Nje pjese e njerezve ka dale ne ekzekutiv, kemi dhene disa ministra shume te rendesishem dhe shume reale per qeverine e tanishme. Une besoj se keta ministra do t’i kontribuojne qeverise. Personalisht tani e shoh AKR-ne si nje parti identike me partite e tjera dhe do te doja shume qe te prosperoje. Besoj se do e kete te veshtire, por besoj se atje kane mbetur njerez me vlera dhe do t’a cojne perpara.
Cfare do te ndodh me MABETEX-in?
MABETEX-i eshte nje gje tjeter, sepse eshte mesuar pa prezencen time, sepse une jam ndare prej MABETEX legalisht prej vitit 2007.
Vazhdoni te merrni perfitime ekonomike prej saj?
Jane borxhet e MABETEX ndaj meje, te cilat kjo kompani duhet t’i kryeje, sepse kam kontribuar atje. Sot MABETEX eshte nje subjekt ekonomik i ndare totalisht nga une me dokumentacion, te cilin si President i Kosoves une do t’a bej publik deri ne fund te ketij muaji. Do doja qe MABETEX te ekzistoje, pasi mua me ka sherbyer si trampoline nga ku une kam operuar dhe kam prure mbi 25 njohje ne Kosove. Ajo do te mbijetoje sepse njerezit qe kane mbetur atje e kane kuptuar idene dhe shpirtin tim imprenditorial.
Sa eshte pasuria juaj z. Pacolli?
Une jam njeri i pasur se kam shume miq, ane e kend botes. Normalisht une jam mire ekonomikisht, por nje gje qe me kenaq eshte se kete pasur qe une kam e ndaj me miqte e mi, me njerezit qe kane nevoje. Po te kisha mundesi, do te beja dhe me teper per njerezit, por keto jane mundesite e mija.
Po ju pyes serish sa eshte pasuria juaj?
Une e kam shume te veshtire te flas per shifra. Se pari, per respektin qe kam ndaj qytetareve te mi, por mund t’ju them me qindra e qindra miliona euro.
Z. Pacolli, bashkeshortja dhe femijet do te jetojne ne Kosove?
Une jam shume krenar qe kam nje familje shume te shendoshe, pas atyre baticave dhe zbaticave qe kam pasur ne jeten time, ne kete fushe…
Kam vetem nje nderhyrje, vazhdoni te keni nostalgji per zonjen Ana Oksa?
Jo nostalgji, por gjithmone e kam ruajtur nje respekt shume te madh per te. Ka qene nje intermexo emocionale ne jeten time shume me rendesi dhe kjo intermexo nuk duhet te harrohet, sepse ka qene tejet e bukur, tejet pershtypje te bukura dhe keto normalisht me frymezoi edhe me teper, qe te krijoj familjen time te tanishme. Familja ime eshte nje familje shume e shendoshe. Nuk kam pasur fatin qe gruaja ime te jete nje shqiptare nga Kosova, fati im ka dashur qe gruaja ime, nuk eshte ruse, por eshte shtetase e ketij vendi.
Cila eshte origjina e saj?
Ajo eshte prej nje familje shume te vjeter, ortodokse, nga jugu i Shqiperise dhe mandej vjen nga Burjati, qe eshte nje vend ne kufi me Mongoline. Gruaja ime flet sot shqip me se perfekt, shume bukur, eshte nena e tre femijeve te mi, te djalit Ises dhe Hanes te cilet po ashtu flasin kete gjuhe. Gruaja ime udheheq sot nje fondacion me rendesi.
A do te luaje nje rol publik ne Kosove?
Ajo drejton fondacionin ‘Ibrahim Kodra” ne Zvicer, fondacion i cili do te kete shume shpejt nje perfaqesi ne Kosove. Ajo ka bere planet e veta dhe ajo me dinjitet do te udheheqe kete fondacion.
Familja do te jetoje ketu?
Po kjo shtepi eshte konceptuar per kete familje. Eshte shtepi e cila eshte shume e dashur per familjen time dhe ajo do te jetoje ketu. Une nuk mund te them se do te kete nje shkeputje te menjehershme nga Zvicra. Mos te harrojme se familja ime, fisi im jeton prej shume vitesh ne Zvicer edhe une personalisht, rreth 35 vite. Do te kete shkeputje graduale. Une kam nderruar vendbanimin tim zyrtarisht, do te jem taksapagues i Kosoves. Femijet kete vit jane ne shkolle dhe une nuk mund t’i ndaloj, por besoj se fillimi i vitit te ri shkollor per femijet e mi do te jete ne Kosove, do te jete ne shkolle publike jo private. Femijet e mi shkojne ne shkolle publike, kur shkojne gjetiu edhe ketu do te jene ne shkolle publike. Sepse une femijet i dua te socializuar, te integruar jo vetem me nje pjese te shoqerise, po me realitetin e Kosoves
A ishte zgjidhja juaj si president rezultat i nje lobingu nderkombetar. U be shume zhurme lidhur me nje sms qe ambasadori Dell ju conte ..?
Ka qene nje mendim i gabuar, madje eshte spekuluar ne media, ju e dini se mua nuk me duhen nderkombetaret.
Eshte thene ne media…?
Eshte thene gjithkund, eshte thene prej fillimit deri ne fund duke dashur ta bejne nje mit kete. Por me besoni, ajo puna e sms-ve. Nuk ka qene e planifikuar, absolutisht prej askujt. Une e di se kam pasur nje mbeshtetje shume te madhe prej faktorit nderkombetar, ketu si President i Kosoves.
Keni pasur mbeshtetjen e nderkombetareve?
Po e kam pasur mbeshtetjen e nderkombetareve, por e kam pasur ne baze te programeve dhe projekteve te mia per kete. Dhe sot isha ne nje takim dhe mora komplimente prej tyre dhe me thane se je duke shkuar mire, dhe une besoj se kete e ka pare dhe populli i Kosoves. Eshte nje presidence jo si e meparshmja, eshte nje presidence shume dinamike shume aktive dhe une do te doja qe kete ta coja deri ne fund.
Nje pyetje te fundit z.Pacolli. Kam degjuar se ju keni ndertuar 80 rezidenca te ndryshme qeveritare, duke nisur nga…?
Nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Po, dora ime eshte edhe ne Shtepine e Bardhe. Disa orendi jane prodhuar nga fabrikat tona, te krijuara nga arkitektet tane, normalisht kane shkuar indirekt. Ju e dini se ne Amerike dhe ne Ambasadat e tyre jane disa firma qe punojne, por prape jane blere tek ne. Firma ime eshte ne Berlin dhe kam punuar me Fostrin, arkitektin anglez, baronin e arkitektures angleze per Bundestagun. 
Kemi punuar edhe ne shtetet arabe dhe ne Afriken e Veriut dhe te mos flasim per vendet e tjera ku jemi te perqendruar, ne Kazakistan dhe ne vendet e tjera te ish-Bashkimit Sovjetik. Kemi dhe shume vepra te tjera te cilat une nuk po tentoj as ti permend, pasi ju duhet te mendoni se sa vepra duhet te kryeje nje firme, qe te kete nje xhiro mbi 2 miliard ne vit.
2 miliarde euro xhiro vjetore?
Po, ne e kemi arritur kete ne vitin 1993, duke u renditur si nje prej firmave me te suksesshme ne Zvicer, ne vendin e 74. Keshtu qe ka qene nje sadisfaksion tejet i madh, por vetem fale djerses dhe punes.
Ne kohen qe keni nderuar kaq shume rezidenca, i keni paraqitur ish-presidentit Rugova nje projekt per te nderuar nje rezidence per presidentin e Kosoves, kur nuk e dinit qe fati do e sillte te jeni ju presidenti i Kosoves?
Me gezon fakti qe ju e dini kete. Une kam pasur nje deshire shume te madhe qe nje here presidenti Rugova te mund te ulej ne nje rezidence, qe do te ndertohej prej nje firme qe kishte ndertuar ne te kaluaren shume rezidenca te tjera.
Tani qe jeni vete President do ta ndertoni nje rezidence te tille?
Kur une pata nderuar kete projekt, pata thene se nuk eshte ne pyetje paraja, me jepni vendin dhe kjo do te jete nje realitet, nje rezidence qe do te ishte shume tipike per Kosoven dhe qe do e kishin lakmi shume te tjere. Kete ide kam shkuar ia kam prezantuar edhe presidentit te dyte te Kosoves, z. Sejdiu. Kam shkuar ne zyren e tij, e kam prezantuar kete ide dhe kam thene ma jepni vendin dhe i kam thene se shteti i Kosoves nuk do te me kete borxh, nje here do te ma paguajne, por s’ka nevoje tani. Nuk pata asnje pergjigje dhe ai projekt ka mbetur aty. Une tani jam aty, po ta promovoja kete ide nuk do ta kuptonin drejt njerezit, sepse mendonin se une do ta beja kete per vetveten. Por Kosova ka nevoje per te.
Mund te ndodhe qe kur une te vij heren tjeter t’ju intervistoja ne rezidencen e Presidentit te Kosoves?
Une do te doja, por kjo iniciative do te duhet te merret prej dikujt tjeter, jo nga une, do te keqkuptohej. Por une do te gjeja donatore qe do e ndertonin kete rezidence pa i kushtuar asnje cent shtetit te Kosoves, dhe ajo do te ishte nje donacion qe une do t’ia dhuroja shtetit te Kosoves. Jo vetem per vete, sepse une nuk jam shekullor aty. Une do te mbaroj mandatin tim dhe nuk dihet nese do te rikandidoj per nje mandat tjeter, por do te vije presidenti tjeter e keshtu me radhe.
Z. Pacolli une ju falenderoj per intervisten dhe ju uroj suksese ne detyren e Presidentit te Kosoves…
Une ju falenderoj dhe dua te shtoj dicka tjeter. Nuk ka profet ne fshatin tend. Nderimet me te medha qe kam pasur deri tani, gezohem qe i kam pasur nga shqiptaret. Ketu eshte nje diferencen qe une gjithmone ne momentin e pare kam pasur Shqiperine, mos te kene frike, se nuk e kam ndermend te kandidoj edhe ne politiken shqiptare.
Kush ju ka uruar i pari?
Me ka uruar Presidenti i Shqiperise, gje qe me ka gezuar shume. Normalisht tani kam marre dhe shume letra dhe urime, duke filluar nga Presidenti Obama dhe shume te tjere. Kam marre dhe shume letra, por me gezon shume thirrja e pare qe ka ardhur prej presidentit te Shqiperise, mikut tim te dashur, Bamir Topi, te cilit i deshiroj shume sukses, duke i thene se une do te doja ta kopjoja, une do te doja te punoja edhe si ai, edhe pse une duhet te dal prej sistemit presidencial dhe t’i kontribuoj vendit, me teper per arsye se kemi me teper nevoje. I faleminderit gjithmone Shqiperise dhe popullit shqiptare. 
Prej mijera sms-ve qe kam marre nje pjese e madhe ka qene nga Shqiperia, nga njerez qe kam njoh dhe si kam njohur, kam qene i respektuar nga Shqiperia. Une jam Qytetar Nderi i Lezhes, jam ambasador Paqeje i dy organizatave qe veprojne ne Shqiperi dhe kam degjuar se edhe nje universitet i rendesishem, do te me shpalle si doktor nderi. 
Per mua eshte nje respekt shume i madh dhe une me emocione e perjetoj kete dhe u jam mirenjohes vellezerve te mij ne Shqiperi. Une do te jem nje president qe do te kontribuoj edhe per marredhenie shume te mira me Shqiperine. Do te krijoj kushtet qe shqiptaret nga Shqiperia, kur te jene ne Kosove, te gjenden si ne vendin e tyre./vipat
shko