e premte, 18 mars 2011

CIA vendos edhe Kosovën në Factbook

Për të gjithë ata që duan të dinë faktet për secilin shtet të botës, nga aspekti historik e deri te ai aktual, kanë mundësi të klikojnë në internet në faqen zyrtare të Shërbimit Sekret Amerikan, CIA, në profilin e saj në Factbook.
Në këtë link, në të cilën janë të vendosura faktet e ndryshme mbi të gjitha shtetet e botës, tashmë CIA ka hapur profilin edhe për Kosovën, raportoi “Zhurnal”.

Kjo faqe është tani e njëjtë sikur për të gjitha shtetet e tjera. Duke shikuar këtë faqe interneti, në pjesën ku flitet për ushtrinë e Kosovës, aty përmendet se është Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në pjesë të ndryshme jepet historia, ekonomia, shtrirja gjeografike, sistemi politik dhe shumë fakte të tjera.

Në këtë profil të Kosovës janë shënuar informacione mbi historinë e Kosovës që nga koha Bizantine e deri më sot.

Po ashtu aty janë publikuar edhe informata mbi gjendjen politike, sistemin politik, ekonominë, komunikacionin si dhe ushtrinë.

Shpjegimi i të gjitha këtyre është një risi për Kosovën, pasi është hera e parë që vendi vendoset krahas shteteve të tjera.

Faqja për Kosovën është aktualizuar nga data 8 mars e këtij viti dhe deri më tash ata nuk kanë pranuar asnjë ankesë për ndonjë fakt të publikuar.

Afati i ankesave para se Factbook të mbetet kështu, është dy javë nga data e hapjes dhe kjo tregon se gati ky afat është duke skaduar.

Pas skadimit të afatit, kjo faqe me informacione do të mund të quhet tërësisht zyrtare./kn
shko