e martë, 15 mars 2011

Vala dhe Ipko regjistruan ‏mbi 1 milion konsumatorë

Prishtinë, 15 mars - Operatori publik VALA dhe kompania IPKO, po  vazhdojnë regjistrimet e numrave mobil. Deri më tani janë regjistruar  mbi 1 milion e 100 mijë numra mobil.
Zëdhënësi i Postë Telekomit të Kosovës (PTK), Menduh Abazi, ka bërë të ditur për portalin Qendra.info, se VALA deri më tani ka arritur t’i regjistroj mbi 800 mijë numra. 


VALA deri në përfundim të afatit ligjor, shpreson se do të arrijmë të përmbyllim numrin e përgjithshëm të të gjithë konsumatorëve tanë të cilët posedojnë numra të VALA-s, ku deri më tash kemi arritur t’i regjistrojmë mbi 800 mijë numra.”, ka thënë Menduh Abazi. 


Edhe Zana Bejta, Këshilltare Ligjore në kompaninë IPKO është shprehur për Qendra.info, se IPKO ka investuar të gjitha resurset e nevojshme njerëzore dhe financiare, me qëllim që ky proces të kalojë lehtë dhe pa probleme për konsumatorët. “Deri më sot, ne kemi arritur që të regjistrojmë mbi 275 mijë konsumatorë, ndërsa pas shtyrjes së afatit nga Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit deri më 31 mars 2011, në besojmë që do të arrijmë t’i regjistrojmë të gjithë konsumatorët ekzistues si dhe ata të rinj”, ka thënë ai.


 Lidhur me regjistrimin e konsumatorëve të saj, kompania IPKO ka lansuar edhe një lojë shpërblyese për të gjithë konsumatorët e saj të telefonisë mobile, duke përfshirë edhe ata që tashmë nuk e kanë regjistruar numrin e tyre mobil. “Me këtë lojë shpërblyese, telefonia mobile IPKO çdo ditë i shpërblen 50 konsumatorë me nga 100 minuta kohë bisede brenda rrjetit të saj, ndërsa në baza ditore jep edhe dy telefona mobil Nokia. Përzgjedhja e fituesve të lojës shpërblyese bëhet në mënyrë automatike”, ka deklaruar për Qendra.info.
shko