e diel, 6 mars 2011

Vdes nga therja me thikë

I. Baliu 29-vjeçar ka vdekur si rezultat i plagëve të marra nga një thikë gjatë një përleshje që ka ndodhur në sheshin "Mehë Uka" në Mitrovicë. 
Policia rajonale e Mitrovicës ka bërë të ditur se rasti tragjik ka ndodhur dje në mesditë, gjatë një rrahjeje në të cilën ishin përfshirë pesë persona, ndërkohë që incidenti ishte i motivuar pas një zënke në mes të tre personave të dyshuar dhe dy ankuesve në cilësi të viktimave të këtij rasti. 
Besohet se tre të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht njërin nga dy viktimat, i cili besohet të ishte ish-dhëndër i familjes së tyre, ndërsa gjatë kësaj përleshjeje lëndime të rënda trupore nga një thikë ka pësuar I. Baliu, i cili nga plagët e marra ndërroi jetë më vonë në QKUK. 
Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se thika e përdorur në këtë rast është sekuestruar nga policia si pjesë e provave materiale, ndërsa tre persona J. Hasani 1970, Sh. Hasani 1968 dhe M. Hasani 1981, janë arrestuar si të dyshuar lidhur me rastin./kn
shko