e mërkurë, 27 prill 2011

Femrat pëlqejnë meshkujt me fytyrë femërore

Meshkujt me tipare femërore në fytyrë mund të jenë me më fat në dashuri sepse femrat tërhiqen më shumë prej tyre se sa prej meshkujve me tipare të theksuara burrërore.
Kështu rezulton nga të dhënat e studimit të kryer nga ekspertët e kërkimit në universitetet e Nju Jorkut dhe Princeton. Studimi tregoi gjithashtu se meshkujt nga ana e tyre preferojnë femra me tipare thellësisht femërore si sy të gjërë e fytyrë të imët e buzë të trasha. 


Testi u bë me dy grupe femrash dhe meshkujsh të cilëve ju ofruan disa portrete në të cilat ishin kryer ndërhyrje me anë të kompiuterit për tu dukur më shumë femërore apo mashkullore./q.i
shko