e martë, 19 prill 2011

Xuxi ofendon Bertinën në Vip Shtëpia: Ke bërë seks para miliona shqiptarëve


“VIP Shtëpia 2” në Kosovë, po e konkurron “denjësisht” reality-show-n që zhvillohet në Shqipëri “Big Brother”, pasi sherret e debatet banale nuk po marrin fund. Pas daljes së këngëtarit nga Shkupi, Berkani, disa banorë janë përplasur sërish me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpi.
Xuxi hapi një konflikt me Bertinën, vetëm pse konkurrentja e BB3 e thërriste me nofkën ”Xhaxhi Xux”. Xuxi i bërtiti asaj gjithë nerva, duke futur në mes edhe të dashurin e kacurrelses së bukur, Erionin. Sipas 42-vjeçarit Xuxi, Bertina ka marrë pjesë në “Big Brother” për të zënë të dashur.
 “Ti ke bërë seks para miliona shqiptarëve dhe tani erdhe në Kosovë, për të më thënë mua ashtu e kështu”, – është shprehur këngëtari, i cili kohë më parë ka thënë, se nuk do të futej në shtëpinë e Big Brother, edhe sikur t’i ofronin gjithë paratë e botës. 
Nga ana e saj, Bertina është përgjigjur se nëse ai s’do, ajo është e gatshme të mos flasë fare me të, por Xuxi duhet të mos e përmendë fare Erionin, të dashurin e saj. Nga Shqipëria, Erioni, i cili ndjek zhvillimet e “Vip Shtëpia” përmes televizorit, ka reaguar i nervozuar përmes facebook-ut në lidhje me këtë debat. “Po Xuxi ku e pa që Bertina bëri seks? Edhe po të ketë bërë, ku qëndron problemi?!”, – ka shkruar ai, mes shumë e shumë komenteve të tjera nga fansat e Bertinës. Në shtëpinë që ndodhet në Prishtinë, ku marrin pjesë nga Shqipëria edhe Qetsori- fituesi i BB2, Rovena Stefa, Zajmina, Mariza Ikonomi etj., në debat me Xuxin është përfshirë edhe Buci, fituesi i “Shtëpia e Kosovës 2”. 
“Deri tani të kam respektuar, por ti nuk qenke ashtu si të kam menduar unë, ti s’lejon askënd të flasë, as në debate e as në tema të tjera, për mua nuk je askushi, nuk je konkurrent, ti flet vetëm për veten dhe për fenë myslimane, lavdëron veten gjatë tërë kohës dhe kurrë nuk lavdëron askënd”, – i tha në sy Buci. Ndërkaq, Xuxi ia ktheu duke i thënë: “Ti do të dalësh të premten nga ne të katërt që jemi nominuar”./vi
shko