e diel, 26 shtator 2010

Eltines i ka ardhe "shpirti n'fyt" nga Play-Back

Këngëtarja me një zë për t’u vlerësuar, Eltina Minarolli edhe pse jeton larg Shqipërisë është aktive në  çdo event muzikor që zhvillohet në vendlindjen e saj. E kemi parë shpesh si pjesëmarrëse në “Top Fest” dhe në emisione të ndryshme muzikore, gjithashtu ajo ka përfaqësuar denjësisht vendin tonë në disa vende të botës.


Bashkëpunimet e saj me emra të njohur të muzikës botërore janë të shumtë, por kjo nuk ia zbeh dëshirën Eltinës për të qenë herë pas here pranë publikut tonë. “Tek ti dua të jem” është kënga e saj më e fundit, e cila po transmetohet në të gjitha stacionet muzikore, ndërsa plani i saj më i afërt është pjesëmarrja në “Kënga Magjike 2010-të” me një bashkëpunim mjaft interesant
"Mendoj se ka ardhur koha të mos e gënjejmë më publikun duke kënduar thjesht mbi një CD. Këngëtarët e vërtetë duhet të përballojnë një koncert, ku këndohet “live” dhe jo të mashtrojnë publikun duke klikuar “play” dhe pretenduar se po këndojnë." ka thene Eltina
shko