e martë, 9 nëntor 2010

ICO: Prishtina dhe Beogradi te vendosin vete per veriun

Prishtina e Beogradi duhet vetë të vendosin nëse dëshirojnë që bisedimet e ardhshme të flasin për Veriun e Kosovës, citon FoNet përfaqësues të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë (ICO).

Zyra Civile Ndërkombëtare mbështetë bisedimet për të gjitha çështjet që lidhen me Veriun e Kosovës në bisedimet e pritshme ndërmjet Prishtinës e Beogradit, citon FoNet burimet.

Në Zyrën Civile Ndërkombëtare thonë se vendimi se çfarë do të duhej të shtrohej në rendin e ditës në bisedimet mbi Veriun e Kosovës varet nga të dy palët.

Zëdhënësi i ICO në Kosovë, Kai Muller-Berner, sqaron se “do të mbështetën të gjitha përpjekjet e institucioneve të Kosovës që çojnë kah përmirësimi i cilësisë së jetës” dhe shton se funksionimi i gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës është një nga prioritetet për të cilën duhet të bisedohet.
shko