e mërkurë, 29 dhjetor 2010

Coldplay, 650 mijë $ natën e Vitit të Ri

Grupi britanik Coldplay, do të paguhet 650 mijë dollarë, për të kënduar në hotelin “Ritz” në Nju Jork, gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.

Lajmin e bëri të njohur gjatë ditës së sotme gazeta rozë britanike, “The Sun”. Përpara 2 500 personave që
kanë pronotuar në këtë hotel, pritet të shfaqet edhe aktorja e famshme, Gwyneth Paltrow.

Në vendin e dytë përsa i përket fitimeve për Vitin e Ri, renditet reperi amerikan Jay-Z, që do të këndojë në “Cosmopolitan” në Nju Jork, së bashku me të dashurën Beyonce.

Yje të tjerë që do të paguhen me shumë të çmendura gjatë ndërrimit të viteve janë edhe Rihanna, në skenë në një hotel të Las Vegasit për 160 mijë dollarë apo dee jay holandez Tiesto, me 130 mijë dollarë në Majemi.
shko