e hënë, 14 shkurt 2011

Krasniqi mund të lëshoj pe, dilemë emri i Pacollit

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi u ka bërë me dije anëtarëve të kryesisë kushtet e paraqitura nga AKR, për koalicion me PDK-në. Burimet të gazetës “Express”,  brenda takimit kanë bërë të ditur se PDK, është pajtuar se nuk mund të mbaj edhe postin e presidentit e të  kryeministrit. Por aty janë shfaqur dilema nga disa zyrtarë për emrin e kreut të AKR-së Behgjet Pacolli.

“Jakup Krasniqi mund të lëshoj pe, sepse ai nuk bllokon punë kur është në pyetje krijimin i institucioneve, por problem është se ka zyrtarë të cilët kanë shfaqur dilema rreth zotit Pacolli.
Në këtë mbledhje është diskutuar për këtë, sepse disa deputetë mund të mos e mbështesin pra të mos votojnë Pacollin në Kuvend, për arsye se mendojnë se ai nuk është njeriu i duhur për president”, ka treguar zyrtarë i lartë i PDK-së në kushte anonimiteti.
Sipas tij dilemat e shfaqura te zyrtarët e caktuar kanë të bëjnë me frikën nëse Behgjet Pacolli është person unifikues i qytetarëve dhe nëse ai më të vërtet mund të mbrojë  kushtetushmërin në institucione. /express
shko