Mubarak ishte Presidenti i tretë dhe më jetëgjatë i Egjiptit. Omar Suleiman, zv/Presidenti i sapoemëruar i vendit njoftoi dorëheqjen e Presidentit në një komunikim të shkurtër në televizionin shtetëror, vetëm pak orë pasi Mubaraku kishte lënë Kajron së bashku me familjen e tij dhe ishte akomoduar në një resort në Sharm El-Sheikh.
Dorëheqja e Mubarakut pasoi 18 ditë protesta masive kundër sundimit të tij 30-vjeçar, dhe erdhi vetëm një ditë pas fjalimit të tij surprizues ku theksoi se refuzonte të tërhiqej duke i bërë sfidë si popullit ashtu edhe qeverive perëndimore.
CBS ka publikuar pamje ekskluzive nga largimi i Mubarak nga Kajro. Per ta pare videon ju lutem klikoni ketu/ toplajm