e diel, 26 shtator 2010

AKR: Zgjidh e merr. Ja President, ja kryetar i LDK-se

Aleanca Kosova e Re duke e vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si autoritet përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën, kërkon që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të mos jetë objekt i debateve politike dhe as i diskutimeve të mëtejme. Vendimet e Kushtetueses duhet të gjejnë zbatim të menjëhershëm, pavarësisht për kë dhe për çfarë rasti bëhet fjalë, ka thene nenkryetari i ketij subjekti Ibrahim Makolli 

Sipas tij AKR, që nga momenti kur çështja në fjalë ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese, ka qenë e rezervuar në deklarimet e saja, për t’i lënë vend autoritetit përfundimtar të interpretimit të dispozitave kushtetuese.

Ibrahim Makolli ka shprehur keqardhje që institucioni i presidentit, në këtë rast, presidenti i Kosovës është shkelës i Kushtetutës së Kosovës, në vend që pikërisht i pari i vendit të jetë respektuesi më i denjë i dokumentit më të lartë të vendit.

Ai ka konsideruar se që nga tash presidenti i vendit duhet ta zbatojë me përpikëri Kushtetutën e vendit dhe ka ngritur pyetjen "Kur një kryetar shteti nuk zbaton kushtetutën, si mund t'i kërkojmë qytetarit ta respektojë atë?"

Në frymën e këtij vendimi, Makolli ka kërkuar që presidenti të përcaktohet për pozitën e presidentit apo të kryetarit të partisë.


shko