e diel, 26 shtator 2010

Triumfon Alonso

Fernando Alonso fitoi çmimin e madh të Singaporit dhe tashti kërcënon seriozisht Mark Weberin në luftën për titull të kampionit të botës në F 1.

Spanjolli udhëhoqi tërë garën dhe vetëm në xhirot e fundit të saj ndjeu kërcënimin e pilotit të Red Bull, Sebastian Wettel, që la pas shokun e skuadrës, australianin Mark Weber.


Për t’u përmendur në këtë garë mbetet parakalimi i Weberit ndaj Hamiltonit nga mesi i garës së sotme. Në përpjekje për të mos humbur pozicionin e tij, Lewis Hamilton pësoi një kontakt të lehtë me australianin dhe u detyrua të braktisë garën.


Në xhiron e parafundit protagonist u bë piloti i Lotusit, Heiki Kovalainen. Finlandezi me qetësinë më të madhe merr një zjarrfikëse dhe shuan flakët që kishin përfshirë pak sekonda më parë makinën e tij.

Pas kësaj garë renditja për pilotë vazhdon të mbahet nga Weber me 202 pikë, që tashmë ndjen kërcënimin e Alonsos me 191 pikë, i treti renditet Hamilton me 182 pikë. Për konstruktorë udhëheq Red Bull me 383, i ndjekur nga Meclaren me 359, dhe Ferrari me 316 pikë.
Formula 1 rikthehet pas dy javësh me garën për çmimin e madh të Japonisë.
shko