e enjte, 30 shtator 2010

Limaj: Mos pritni dorëheqje

(Update) Ministri i Transportit, Fatmir Limaj, ka thënë se ndjehet komod me punën që ka bërë pavarësisht hetimeve të EULEX-it dhe paralajmërimeve se deri në fund të vitit mund të gjendet para organeve të drejtësisë.
“Unë besoj shumë në drejtësi. Jam sprovuar njëherë dhe ia kam dal suksesshëm. Nuk dua të prejudikoj asgjë, dhe jam i gatshëm këtu të jap përgjigje”, ka thënë Limaj në një intervistë për KTV-në.
Ai i ka paralajmëruar të gjithë të mos presin të jap dorëheqje sepse përderisa nuk ka asnjë fakt kundër tij, atëherë nuk arsye të bëhet një veprim i tij. Limaj, që po hetohet nga EULEX-i prej Majit të këtij viti, ka thënë se përfaqësuesit e tij ligjor nuk janë njoftuar asnjëherë për rastin dhe deri ku kanë arritur hetimet.

Ministri i Transportit, Fatmir Limaj, deri në fund të vitit do të ulet në bankën e të akuzarve. Ky ka qenë zotimi i Kryeprokurorit Johannes Van Vreeswijk, gjatë një ligjërate të mbyllur me përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile dhe politikës.
Indeksonline ka mësuar se Johannes Van Vreeswijk ka qenë shumë i qartë duke thënë se zotimet e tij do të përmbushen, dhe ministri i Transportit deri në dhjetor do të përballet me gjyqin.
Burimet i kanë thënë portalit se Kryeprokurori ka folur me gjuhë të qartë edhe për arrestimet e tjera të politikanëve në Kosovë, duke premtuar se korrupsioni do të luftohet deri në fund. /indeksonline/
shko