e enjte, 30 shtator 2010

Hashim Thaçi sot pritet të japë dorëheqje!

Burime brenda Qeverisë, që deshën të mbesin anonime, pohuan për Koha.net se sot do të japë dorëheqje edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë hap ai do ta ndërmarrë me pretekstin e refuzimit nga deputetët të Strategjisë për privatizimin e PTK-së, që ndodhet në rendin e ditës të mbledhjes së sotshme të Kuvendit të Kosovës, e cila tashmë ka filluar.
Dorëheqja e tij do të çonte vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat do të duhej të mbaheshin brenda 45 ditësh.
Po këto burime pohojnë se kryeministri ndodhej që në orët e hershme të mëngjesit në mbledhje me ambasadorët e Quintit në ambientet e Qeverisë. Por, askush nuk e ka bërë publike përmbajtjen e bisedimeve të zhvilluara, ndonëse spekulohet se ato kishin të bënin me dorëheqjen e Thaçit dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Presidenti i Kosovës ditë më parë po ashtu dha dorëheqje, për shkak të shkeljes së dispozitave të Kushtetutës së Kosovës, që ka aktualizuar çështjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë./koha/
shko