Ky aktivitet i organizuar nga UNICEF-i-Zyra në Kosovë dhe Ministria e Shëndetësisë zgjat prej 1 deri më 8 tetor ka për qëllim sensibilimin dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e të ushqyerit me qumësht të gjirit
Zyra e UNICEF-it në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, fillon nesër shënimin e Javës së të ushqyerit me qumësht të gjirit në Kosovë.
Për të shënuar Javën e të ushqyerit me qumësht të gjirit, që do të zgjasë prej 1 deri më 8 tetor 2010, nesër do të organizohet një vizitë në Spitalin e Ferizajt, në Repartin për Gjinekologji dhe Obstetrikë, ndërsa në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, z. Johannes Wedenig, shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë si dhe përfaqësues dhe aktivistë të programeve për arritjen e synimeve zhvillimore të Mijëvjeçarit.
Qëllimi i shënimit të Javës për të ushqyerit me qumësht gjiri është sensibilimi dhe ngritja e vetëdijes për rëndësinë e të ushqyerit më qumësht të gjirit.
Për këtë qëllim, më 1 tetor në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin e Ferizajt orën 10:00 do të mbahet edhe një konferenca për media.