e hënë, 6 shtator 2010

Nese Gjykata Kushtetuse evidenton shkelje, Sejdiu te jep doreheqje


POLITIKË- (update) Lidhja Demokratike e Kosovës nuk dëshiron të komentojë vlerësimet e gjyqtarit amerikan Robert Korolan , që Fatmir Sejdiu ka rënë ndesh me Kushtetutën, duke mbajtur postin e Kryetarit të LDK’s. Ata thonë që presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nga ana tjetër opozita potencon se në rast se Gjykata evidenton shkelje, Sejdiu duhet të jep dorëheqje morale. 
Presidenti i Republikës së Kosovës , Fatmir Sejdiu mund të ketë telashe me rikandidimin e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në rast se Gjykata Kushtetuese del me përfundimin se ai ka shkeluar aktin më të lartë të shtetit duke mbajtur dy poste.
Ndërkohë mediat kohëve të fundit raportojnë se Gjyqtari amerikan Robert Corolan ka përfunduar punën në Lëndën e Presidentit të Kosovës dhe ka konkluduar që Fatmir Sejdiu ka rënë ndesh me Kushtetutën.
Mirëpo,shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri pohon se ata për dallim nga mediat nuk kanë asnjë informatë.
"Ne e presim mendimin apo vendimin e Gjykates Kushtetuese." tha Beqiri
Presidenti Sejdiu para pak ditësh ngriti pyetjen se cili ishte shkaku që shtyu mëse tridhjetë deputetë që ta padisin atë në Gjykatën Kushtetuese, pikërisht në këtë kohë?
Naim Rrustemi, deputet i pavarur i cili mblodhi nënshkrimet me ironi i kërkon falje presidentit që një gjë të tillë nuk e ka bërë më herët.
"Atëherë unë atij i kërkoi falje që nuk e kam bë para dy viteve" pohoi Rrustemi
Numri dy i Dardanëve, Naser Rugova ka pohuar se në rast se Kushtetuesja evidenton shkelje, Sejdiu duhet të dorëhiqet moralisht.
“Dorëheqje morale dhe kërkim falje popullit të Kosovës.” u shpreh Rugova
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini thekson se Sejdiu ka edhe çështje tjera për të cilat duhet ti jep llogari qytetarëve të Kosovës.
"Presidenti i vendit duhet të sqarohet për shumë gjëra fillimisht me opinionin publik. Të ketë moralizim në politikë." vlerëson Gjini
Edhe AKR ka të njëjtin qëndrim. Nënkryetari i këtij subjekti potencon se duhet mësuar gjithë njerëzit në Kosovë e sidomos klasa politike që vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë definitive dhe nuk ka mundësi tu bëhet bisht.









shko