Amazon Eve është modelja më e gjatë në botë. 31-vjeçarja është 2 metra e 3 centimetra e gjatë dhe koleget e saj duken xhuxhe kur përballë kanë Eve. Modelja u bë e njohur vetëm në
nëntorin e kaluar kur një revistë e nxorri për herë të parë në kopertinë me bikini.Eve, nga Kalifornia, tashmë është një modele full-time, aktore dhe gjithashtu bën mundje me meshkujt për 400 dollarë në orë. Ajo thotë se gjatësinë e ka të trashëguar nga prejardhja e saj gjermane dhe hollandeze: “Të gjitha femrat e familjes sime janë të gjata.” /tch