e enjte, 30 dhjetor 2010

Adelina: Bekimi më hyjnor që më ka ndodhur në 2010

Adelina Ismaili e cilësuar si diva e muzikës shqipe, ndonëse nuk u ekspozua shumë në ekranet e mediave kosovare gjatë vitit 2010, ajo këtë mungesë e shfrytëzoi kujdesshëm në media dhe
skenen evropiane, sukses ky të cilin e dëshirojnë shumë artistë shqiptarë. Ky ishte një ndër të arriturat e Adelinës gjatë vitit 2010. E se çka ka ndodhur në aspektin privat, këtë më së miri e thotë vetë Adelina.
Si e cilësoni vitin që po e lëmë pas, 2010-ën, sa ka qenë i sukseshëm për ju në aspektin privat dhe atë profesional?
Përshendetje dhe përgezimet e mia. Vitin 2010 e vlerësoj si vitin më të suksesshem të jetës sime private dhe profesionale, deri me sot. Të qenit e para shqiptare e muzikës moderne në show biznesin europian është kurorëzim i tërë karrierës sime. Gjetja e lumturisë konstante në aspektin privat është bekimi më hyjnor që më ka ndodhur.
Cilat janë tri dëshirat që do dëshironit të ju realizohen gjatë vitit 2011?
Të kem shëndetin, të më zgjasë kjo lumturi dhe realizimin e çdo dëshire të familjes, të dashurve dhe miqve të mi.
Ku do të jeni për netët festive?
Duke kënduar, festuar e vallëzuar në koncertet solistike të fundvitit, si dhe festimin në shtëpi me familje pas mbylljes së koncerteve.
Urimi për vitin e ri 2011, dedikuar gjithë fansave tuaj, njëkohësisht gjithë popullit shqiptar kudo që ndodhet?
Fansave iu dëshiroj shëndetin, fatin, lumturinë dhe begatinë, plotësimin e çdo dëshire që ua do zemra. Popullit tim i uroj po të njejtat sikur më lartë, me një shtesë: ”Ky vit që po vjen qoftë fillimi i një dekade ku secila familje të gezojë të mirat që Zoti i fali shqiptarëve të vërtetë. Paqja, dashuria dhe një përndritje e re gëzoftë zemrat dhe votrat tona”. /vipat
shko