e enjte, 30 dhjetor 2010

Rusët, 22 milionë euro Guardiolas për sezon

Udhëheqja e klubit CSKA të Moskës dëshiron që Pep Guardiola të drejtojë skuadrën e tyre në sezonin e ardhshëm dhe për këtë është e
gatshme që trajnerit aktual të Barcelonës t’i ofrojë 22 milionë euro për një sezon, shkruan e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo”!
Është e njohur se në futbollin rus qarkullojnë shuma të mëdha parash, kurse një ortek i vërtetë u nis pas publikimit të lajmit se Rusia e fitoi organizmin botërorit të vitit 2018.
“Kjo ofertë duket si mahi, por nuk është. Një prej klubeve më të pasura në ligën e parë ruse, i cili ka përkrahjen e kompanisë së naftës të Roman Abramovicit, është i gatshëm t’i ofrojë rrogë astronomike Pep Gaurdiolës – plot 22 milionë euro për një viot”, shkruan gazeta spanjolle.
Thuhet se Guardiola nuk ka qenë i shurdhër nda kësaj oferte, por menjëherë ka dërguar në Rusi agjentin e tij për negociata. Guardiola është i njohur për maturi sa i përket statusit të tij, gjë që e ka dëshmuar edhe me shtyrjen e nënshkrimit disamujor të kontratës së re me Barcelonën.
Ai ka vendosur që të mos lidhet në afat të gjatë, kështu që kontrata me Barçën i skadon në fund të sezonit të ardhshëm, por burimet spanjolle pohojnë se udhëheqja e Barcelonës do të duhej t’i fillonte bisedimet me të që në muajin janar, nëse dëshiron ta mbajë Guardiolën edhe pas vitit 2011. /indeksonline
shko