‘Skype’ pranoi se vazhdojnë problemet të cilat pengojnë miliona përdorues të tij që të kenë akses në këtë shërbim komunikimi.
“Inxhinierët tanë dhe ekipi i operatorëve po punojnë pa pushim për të rikthyer gjërat në normalitet”, shkruan ndërmarrja në ‘Twitter’.
“Po punohet për zgjidhjen e problemit, por disa shërbime si videothirrjet në grup kërkojnë kohë që të rikthehen në normalitet”, u shpreh dje zëdhënësi i ‘Skype’, Peter Parks.
‘Skype’ është një shërbim komunikimi shumë popullor nëpërmjet internetit./tch