e mërkurë, 5 janar 2011

Sërish 'dajak' te Manchester City

Në momentin më të mirë, kur ndan kreun me rivalët e Manchester United, kanë plasur sërish zënkat brenda gjirit të skuadrës së City-t.
Lajmi njoftohet nga tabloidi britanik, Sun ku shkruhet se Toure dhe Adebayor kanë patur një zenkë të vërtetë mes tyre gjatë një séance stërvitore. Lajmi ilustrohet me foto të cilat tregojnë se është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë dhe e stafit teknik të skuadrës për të ndarë lojtarët nga përleshja fizike.

Shkak për nisjen e sherrit është bërë një ndërhyrje e egër e Toure e cila është vlerësuar si tepër e ashpër nga ana e sulmusit togolez, Adebayor.

Zënka ka ardhur në ditë të lumtura për Mancinin dhe skuadrën e tij, kur ndan kreun e tabelës me United me 41 pikë dhe kur sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko është mjaft pranë kalimit në Premierligë./yp 
shko