e martë, 15 mars 2011

Sot 3 vjet Gërdec protesta dhe homazhe në krater

Sot mbushen 3 vjet nga tragjedia e 15 Marsit në Gërdec, 15 km larg nga Tirana kur pas shpërthimit të një fabrike të demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, mes të cilëve gra e fëmijë. Nga shpërthimi u plagosën mbi 300 persona dhe u dëmtuan biznese e banesa të zonës. 
Rreth ores 10:15 minuta te dites se sotme, punonjesi se Bashkise Vore nderuan me vendosjen e kurorave jetet e humbura ne kete tragjedi, me e rënda në historinë e vendit prej vitesh.

Pas homazheve nga përfaqësuesit e Bashkisë, familjarët e 26 viktimave të tragjedisë së Gërdecit kanë vendosur lule mbi memorialin e ngritur për nder të viktimave. Me një gjëndje shpirtërore të rënduar dhe me lot në sy familjarët kanë bërë homazhet e tyre. Përkrah familjarëve të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në këtë tragjedi ishin dhe të plagosur nga shpërthimi, ish-punëtorë të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec dhe qytetarë të Vorës. 

Nderkohe opozita do të përkujtojë dhe protestojë sot pasdite në Gërdec, 3 vjet pas tragjedisë që mori 26 jetë njerëzish. Rreth orës 17:00, mbështetës të opozitës, të ardhur nga Tirana e Durrësi, por edhe banorë të Gërdecit do të mblidhen në zonën ku 3 vjet më parë ndodhi shpërthimi. Aty do të vendosen lule në nderim të viktimave dhe më pas do të ketë edhe disa fjalime të shkurtra. Kryetari i PS-së mësohet se do të flasë, duke kërkuar drejtësi. 
Ndërkohë po sot, MJAFT do të bëjë homazhe bashkë me familjarët në kraterin e Gërdecit.

TragjediaShpërthimi i municioneve në fshatin Gërdec të Vorës, vetëm 15 kilometra larg kryeqytetit, ka sjellë bilancin më të rëndë në viktima në vend. Ora shënonte 12.00 e mesditës kur është dëgjuar shpërthimi i parë në fshatin Gërdec, e pas pak minutash edhe një tjetër shpërthim më i fortë. Bilanci i të gjithë këtij shpërthimi ishte tragjik, 26 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur.

Prokuroria e Përgjithshme ka akuzuar si shkaktar të kësaj tragjedie, gjithsej 30 persona, ku mes tyre u arrestuan vetem 4,, Ylli Pinari, ish drejtor i “Meico”, Mihal Delijorgji, administrator i Albademil, Dritan Minxolli, drejtor i fabrikës së demontimit në Gërdec si dhe Sokol Ngjeçi, specialist i “Meico”. 
Tragjedia aktualisht po gjykohet në shkallët e gjyqësorit ku të pandehur janë rreth 30 persona, duke përbërë kështu procesin më të madh gjyqësor në historinë e gjyqësorit shqiptar. 
Sot mes të pandehurve, nuk ka asnje ne pranga, pasi dhe 3 persona, Ylli Pinari, Dritan Minxolli dhe administratori i fabrikës, Mihal Delijorgji para nje muaji u liruan nga qelite dhe u lane ne arrest burg pa afat.

Procese ka patur dhe per Ministrin e athershem te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, sot Minister i Mjedisit. Prokuroria ka deshtuar dy here te dergoje ne gjykim ministrin, pasi gjykata i ka cilesuar te pabaza akuzat dhe ka pushuar ceshtjen. Gazeta Shqiptare dhe TVNews24 kane zbardhur here pas here dokumenta ku deshmohet implikimi i qeverise korruptive te tregtimti te municioneve te vjetra qe nga Gerdeci dergoheshin nepermjet nje firme amerikane ne Afganistan per ushtaraket e USA./bw

Viktimat e tragjedisë së Gërdecit 
1. Qemal Deliu, 47 vjeç 
2. Kore Deliu, 45 vjeç 
3. Liljana Deliu, 25 vjeç 
4. Jetmir Deliu, 24 vjeç 
5. Flavio Deliu, 3 vjeç 
6. Hysen Cani, 51 vjeç 
7. Muhamet Hoxha, 57 vjeç 
8. Besim Çanga, 51 vjeç 
9. Roland Alla, 21 vjeç 
10. Reshit Kruja,47 vjeç 
11. Mehmet Hazizi, 62 vjeç 
12. Bukurie Cani, 46 vjeç 
13. Arben Hasa, 31 vjeç 
14. Zilie Kaca, 29 vjeç 
15. Endri Dvorani, 36 vjeç 
16. Shefki Cani, 36 vjeç 
17. Zelije Leti, 20 vjeç 
18. Ilirjan Malci, 45 vjeç 
19. Shqipe Hasa, 25 vjeç 
20. Azem Hamolli, 44 vjeç 
21. Nafije Laçi, 35 vjeç 
22. Zylfije Ahmeti, 34 vjeç 
23. Erison Durda, 10 vjeç 
24. Rajmonda Durda, 34 vjeç 
25. Jetmir Ballazhi, 20 vjeç 
26. Resmie Kranja, 19 vjeçe 
shko