Duke lexuar >
Fillimi
>
POLITIKË
>
Vetëvendosje:Qeveria e Kosovës ka prioritet agjendën politike të Serbisë
Lëvizja ‘Vetëvendosje’ ka vlerësuar se prioritetet e Qeverisë së Kosovës nuk janë hallet e mjerimi social e ekonomik i popullit, por agjenda politike e Serbisë. Sipas kësaj lëvizje, emërimi i Edita Tahirit si kryenegociatore e ekipit nga Prishtina, që shënoi vendimin e parë të Qeverisë pas themelimit, si dhe pjesëmarrja e Ylber Hysës në konferencën e Beogradit, tregojnë se Qeverisë së Kosovës për negociata po i ngutet më shumë se vetë Serbisë.
“Por, në të njëjtën kohë, një gjë e tillë do të thotë se ajo që i përcakton prioritetet e Qeverisë së Kosovës nuk janë hallet e mjerimi social e ekonomik i popullit, por agjenda politike e Serbisë”, thuhet në një komunikatë të kësaj lëvizjeje.
Sipas Vetëvendosjes, deklarata e Hysës në konferencën e Beogradit se palët duhet të bisedojnë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mbi parimin e “fqinjësisë së mirë” – “janë shenjë e degradimit tërësor të projektit politik të Qeverisë ndaj integritetit territorial të Kosovës”. /Telegrafi
Artikujt tjerë të ngjajshëm:
KOSOVË
,
POLITIKË