e diel, 26 dhjetor 2010

Ingrit Gjoni feston 29-Vjetorin


Këngëtarja e njohur e muzikës moderne në Shqipëri, Ingrit Gjoni ka festuar te premten 29-vjetorin e lindjes.
Festa e suprizë e të dashurit të saj Genti, ka mbledhur bashkë gjithë miqtë dhe të afërmit e këngëtares. Festa e ditëlindjes ka nisur dje në orët e vona të pasdites, dhe dhuratat që ka marrë Gjoni kanë qenë të shumta. Por, përveçse ka marrë shumë, edhe ka dhuruar shumë, pasi Ingriti feston Krishtlindjet dhe si pasojë nuk mund të mungonin dhuratat në një ditë të shënuar si kjo. Disa nga dhuratat që mundëm të zbulonim ishin ajo e motrave Inis dhe Ilda. Inisi përpos shumë dhuratave i ka blerë motrës së vogël një bluzë të kuqe mbi të cilën shkruhej VIP, duke i treguar në këtë mënyrë rëndësinë që ka e motra në jetën e saj. Ilda Gjoni, motra e madhe i ka bërë gjithashtu një dhuratë shumë të bukur motrës së vogël, një varëse shumë e veçantë me kristale sëarovski.
Nuk kanë munguar as dhuratat e miqve dhe të afërmve të tjerë, megjithatë duket se dhurata e Gentit është ajo që ka më shumë peshë. “Diçka shumë e madhe dhe me vlerë”, thotë Ingriti ndërsa e pyesim në lidhje me të, pa dashur të bëj komente të mëtejshme./vi

shko