e shtunë, 26 shkurt 2011

Hashim, e ke bo mut me ministrin e kulturës (opinion)

Shkruan: Arbëresh Dalipi
Kujt i pengon Nëna Terezë, ka problem fillimisht me ndërgjegjen kombëtare, ka mungesë të njohjes fetare dhe është kundër njerëzimit...

Personalisht, i përkas një besimi tjetër prej atij të Nënës Terezë. I përkas besimit mysliman, tek i cili besim nuk shenjtërohen njerëzit, por ama, fillimisht si njeri dhe së dyti si shqiptar, nuk dua t'a rrënoj atë pak krenari që kemi për prejardhjen e Nënës Terezë si shqiptare. Aq më shumë kur sllavomaqedonasit e qelbur po synojnë ta marrin për vete e India gjithashtu shfrytëzon anën ligjore të shtetësisë së saj etj.

Në këtë kontekst, them që nëse bota kishte nevojë për Nënën Terezë, sot Nëna Terezë ka nevojë për shqiptarët. Ajo, me gjithë mend s'ka nevojë për njerëz pa ndërgjegje si Memli Krasniqi dhe as duhet të ketë. Por për këtë, ky qelbësira i fundit nuk duhet t'ia heq fotografinë! Ne po bëheshim nevrik kur sllavomaqedonasit e qelbur po luanin me identitetin e saj, e këtu na del një sllavoshqiptar të cilit i pengon fotografia e saj.

Nëna Terezë, edhe nëse nuk është e shejtë për islamin, për dallimet apo parimet fetare në islam, për shqiptarin jokrishter është fjala, edhe në mos e shejtë, e respektuar duhet të jetë patjetër. Ky është minimumi nën të cilin nuk guxojmë të shkohet, ndryshe bëjmë turp. 
Gjithashtu, Ibrahim Rugova, sa ishte gjallë, ka mundur t'i pengojë dikujt, për politikën e tij, për qëndrimet e tij, por për së vdekuri i pengon vetëm një psikopati, një rrugaçi që do të futë rrugën në institucionet e kulturës apo do t'i ulë ato në nivel rrugësh... Toleranca fetare, nacionale, racore, partiake etj.,  e përtej kësaj, respekti i këtyre dallimeve, janë ABC-ja në komunikimin publik... Me këtë rast më kujtohet ajo parulla që i bënë Skender Hysenit kur u emërua Ministër i kulturës e cila ishte: "Ta dhefsha ministrin e kulturës". Këtë patullë, sot, e kisha bërë "update" duke e ndryshuar vetëm pak: "Hashim, e ke bo mut me ministrin e kulturës"!

Ky shkrim eshte opinion i Arbëresh Dalipi dhe nuk pasqyron qendrimin e TopLajm

shko