Ermela-Nedes, erdhe si shen maria dhe na dole shen magdalena.
Ogreni i drejtohet Ermeles: e pamoralshme dhe ke
fjetur me dy meshkuj.Ermela-Ogrenit: Une e bej siper jorganeve, Neda poshte divaneve.
Mirjeta-Ogrenit: Ke ngel si m***
Ermela-Ogrenit: Tani do thuren barcaleta per OGRENEN, o kacurrels!
Ermela-Ogrenit: Ke turperu meshkujt e shqiperise
Neda-Ermeles: Une jam nga Kavaja dhe jam krenare per kete fakt, por ti moj Ermele qe s’e di nga je?!
Ogreni – Ermeles, ke shitur moralin per loje! Duhet t’i vije turp familjes tende per ty.
Ermela- Ogrenit: Njerezit si puna jote Ogren i shtyp me kembe.
Ergysi – Nedes: Paske qene e perveluar seksualisht!
Neda – Ergysit. Ogreni eshte kopja e babait tim. Keta njerez dua perkrah, jo maniake si ty Ergys!
Debat i ashpër Mirjeta-Ogren-Neda
Mirjeta, Neda e Ogreni qëndrojnë në kopësht. Mes tyre hapet një diskutim ku Ogreni e “këshillon” Mirjetën të mos bëjë gabime që bëri Klodi, duke u kapur me të, pasi kanë gjetur personin e gabuar. Mirjeta përgjigjet se që mbrëmë e ka kuptuar se me çfarë intonacioni flet Ogreni dhe e falenderon për këshillën, por i thotë se e di vetë se çfarë bën.
Ogreni thotë se Mirjeta ia merr për te keq fjalët që ai i thotë, por Mirjeta pohon të anasjelltën. Neda ndërhyn dhe thotë se rasti konkret është se ajo ka biseduar me Mirjetës një ditë, e të nesërmen kjo e fundit nuk i ka thënë as mirmëngjes, pasi kishte komunikuar me Ermelën. Mirjeta përgjigjet se e ka përshëndetur Nedën, por ndoshta ajo kërkon të shkojë e ta puthë. Neda shton se për të puthur ka Ermelën Mirjeta, e kjo e fundit përgjigjet se bën ç’të dojë pa marrë leje se kujt t’i afrohet e kujt jo.
Neda shprehet se Mirjeta dhe Marieli nuk duhet të zgjidhnin strategjinë e të tjerëve për t’i lënë veç, e Mirjeta përgjigjet se e ka mbajtur afër Nedën pasi është e vogël, e i ka ardhur keq për të pasi i dukej si viktimë. Ogreni përgjigjet se Neda nuk është e vogël pasi me moshën që ka, vepron si 30 vjeç. Ai shton e Alma përpara Nedës ngjante shumë e vogël, e Mirjeta përgjigjet se në këtë rast Ogreni po komplimenton Almën. Ogreni shton se për këtë rast ekziston shprehja: “trupi pyll e mendja fyll”.
Mirjeta përgjigjet se kjo shprehje është shumë mirë për çiftin e Ogrenit e Nedës e Ogreni thotë se Mirjeta po bën gabimet e Klodit, e po merr vetem në qafë.
Mirjeta shprehet se Alma kishte gabimet e veta, po ishte shumë e zgjuar dhe Ogreni thotë se Mirjetën e ka kapur frika e nominimit. Mirjeta përgjigjet se është shumë optimiste dhe ka besim tek vetja, por Neda kundështon duke shtuar se ajo e “vogla” që përmend Mirjeta i ka rezistuar 7 nominimeve.
Mirjeta e Ergysi-Nedës: “Ke ndryshuar totalisht, je me shumë fytyra”
Ndërkohë që Mirjeta, Ogreni e Neda janë duke debatuar në oborr, pranë tyre vjen dhe Ergysi. Neda shprehet se është e fortë në karakter e nuk bën strategji. Ajo shton se Ermela nuk ka guxuar të përballet me të dhe ka bërë sikur është e sëmurë, e më pas të gjitha argumentet i ka lënë për të shtunën gjatë spektaklit. Mirjeta përgjigjet Neda po bën shumë gabim që dyshon në gjendjen shëndetësore të Ermelës.
Ergysi pyet Nedën përse ia ka hequr dyshekun e Mirjeta ndërhyn duke thënë se Neda ka ndryshuar 100%, ndërsa Ergysi shton se Neda është e pafytyrë. Mirjeta thotë se Neda ka pohuar në fillim se nuk do të krijonte kurrë një lidhje e Ogreni përgjigjet se ashtu e ka ndjerë dhe e ka bërë.
Ergysi thotë për Nedën se ka rënë në depresion, është me shumë fytyra e shumë fallso. Neda përgjigjet se është femër me moral dhe shumë e pastër. Ergysi shprehet se Neda ka frikë nga prindërit, por Mirjeta kudnërshton duke thënë se neda është një person që nuk ka frikë askënd e nuk e vret mendjen. Neda përgjigjet se është virtuoze, por Ergysi nuk ka nivelin e saj për ta kuptuar.
Ergysi debaton dhe me Ogrenin duke i thënë se nuk ka asnjë mik, pasi vetëm tipa si Neda mund ti afrohen e Ogreni përgjigjet se Ergysi nuk mund të matet me të. Ergysi i thotë Ogrenit se është komik e Ogreni përgjigjet se e ka treguar nivelin e tij gjatë gjithë ditëve që Ergysi fshihej.