"Trajtim çnjerëzor dhe trafikim i paligjshëm i organeve në Kosovë" Kështu është emërtuar diskutimi për ditën e nesërme në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, I cili do të filloj në ora 10 të mengjesit. Më shumë se 50 raportues e kanë kërkuar fjalën.
Votimi për raportin e Martit do të bëhet rreth orës 16.
Ndërkohë në oren 16 e 30 Dick Marty do të paraqitet para gazetarëve. Ai do të shoqërohet nga Jean-Charles Gardeto nga Monako, raportues per "mbrojtjen e dëshmitarëve” dhe qiprioti Christos Pourgourides që është Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut./Radio Dukagjini