e hënë, 8 nëntor 2010

Katy Perry refuzon pozimin nudo

Katy Perry refuzon pozimin nudo
Katy Parry ishte betuar se kurrë nuk do të pozonte për revistën Playboy, ndërkohë tani është duke planifikuar një foto session për “Dita Von Teese”.

Këngëtarja e hitit “I kissed a girl” është e njohur për paraqitjen e saj në skenë por ajo ka insistuar se kurrë nuk do të zhvishej për revistën më të popullarizuar të meshkujve.

Në vend se të pozojë lakuriq, ajo dëshiron që adhuruesve të vetë t’u ofrojë një sesion fotografish të kompletuar me të brendshme të zeza dhe grim, që është frymëzuar nga “Von Tesse”.

Ajo ka thënë për revistën Cosmopolitan se “dëshiroj të luaj këtë letër seksi, është shumë argëtuese por dëshiroj të ngacmoj. Jam si një vajzë parodike. Definitivisht nuk dua të bëjë fotografi për Playboy por do ta bëjë një sesion në stil të Dita Von Teese”.
shko