e hënë, 8 nëntor 2010

Emma Watson: Koha për role serioze

Në njëmbëdhjetë vjetët e fundit aktorja e re, Emma Watson, është paraqitur në nëntë filma për “Harry Potter-in” në rolin e Hermiona-s. Filmi i fundit tashmë ka përfunduar së realizuari, ndërsa Emma është e gatshme për role të reja.

Pra, edhe pse është bërë e famshme me rolin e Hermiona-s në filmin “Harry Potter”, Emma Watson (20-vjeçare), erdhi në përfundim se tani është koha për realizimin “e roleve më serioze”. Ajo kohë më parë i preu flokët e gjata, dhe tani duket dhe vepron si një person krejtësisht tjetër.

“Me frizurën e re e kam ndjerë që nga vajza u shndërrova në grua të vërtetë”, tha Emma. Ajo është e gatshme për sfida të reja dhe thotë që i përket natyrës shumë romantike. Vetëm njëherë është dashuruar, ndërsa tregimi ka qenë shumë i komplikuar. Mashkulli të cilin Emma e dëshiron duhet që ta do ashtu si është.

“Meshkujt edhe nuk më thërrasin aq shpesh në takime, ndërsa as ofertat për martesë nuk janë të shpeshta”, tha Watson. Aktorja e njohur në filmin për magjistarin e ri është paraqitur që nga mosha e saj nëntë vjeçare dhe këtë e konsideron si njërën nga periudhat më të rëndësishme në jetën e saj. Ka qarë kur e ka realizuar skenën e fundit. Aktrimi është dashuria e saj e madhe dhe edhe në të ardhmen e sheh veten në këtë profesion.
shko