“Piratët” shkruan në faqe se presidenti francez nuk do
të merrte pjesë në zgjedhjet presidenciale në Francë në vitin 2012 “duke marrë parasysh rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat gjendet Franca”.
“Profili im në FB është sulmuar nga “piratët”. Kjo është prova që asnjë sistem nuk është i pagabueshëm”, shkroi vetë Sarkozy në faqen e tij disa orë më pas.
Sarkozy e mori me sportivitet mesazhin e “piratëve”: “Mësova nga gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore të shkrimit, por nuk mora parasysh mesazhin që përcillte ai.”
Presidenti francez ka qenë objekt polemikash javët e fundit në Francë për shkak të gabimeve gramatikore që ka bërë në fjalimet e tij./topLajm