Sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj është zgjedhur futbollisti më i mirë i turneut memorial, “Andrija Ankoviç” që është mbajtur në qytezën,
Gabela në Bosnjë e Hercegovinë, shkruante gazeta kroate, “Sportske Novosti”.Skuadra e tij, Dinamo Zagreb e ka fituar turneun pasi që në finale ka mposhtur kampionin e Bosnjë e Hercegovinës, Shiroki Brijeg (1:0), ndërsa pejani ka qenë asistues.
Ky është shpërblimi i parë personal që ka marrë sulmuesi nga Kosova, për paraqitjet e tij në fanellën e zagrebasve, nga vera e kaluar kur nënshkroi kontratë. Triumfi në këtë turne ishte edhe suksesi i parë i Dinamo Zagrebit për këtë vit./topLajm