e martë, 22 mars 2011

Mbi 1 miliard njerëz pa ujë të pijshëm

Dita botërore e ujit, 22 mars, këtë vit shënohet me sloganin “Ujë për qytete përgjigje për sfidën urbane”.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka shpallur Ditën botërore të ujit për të paralajmëruar për vlerën e paçmuar të ujit, por edhe për kufizimin e furnizimeve, dhe domosdoshmërinë e saj për jetë.

OKB-ja vlerëson se rreth 1.1 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, transmetojnë agjencitë.

Iniciativa për shënimin e Ditës botërore të ujit është nisur më 1992 në Konferencën e OKB-së për mjedis dhe zhvillim në Rio de Janeiro, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi më 1993 që 22 marsi i çdo viti të shënohet si Dita botërore e ujit.
shko