e shtunë, 26 shkurt 2011

Foshnja nga barku: Mos u shqetëso mami

Gjithçka është në rregull mami, e porositi britaniken Donni Sayer (29 vjeçare) foshnja e saj e palindur në incizimin e ultrazërit.
Prindërit shqetësoheshin pasi foshnjës në incizimet e mëhershme koka i dukej më e vogël dhe më e gjatë, por deri në muajin e pestë të shtatzënisë arriti madhësinë normale, ndërsa vogëlushi duke e ngritur gishtin e madh lart, porositi nënën e tij që të mos shqetësohej.

Nëna dhe motra medicinale qeshën gjatë kur panë gishtin e foshnjës në incizim.
“Pasi na thanë se foshnja është mirë, motra më tha se do t’i bëjë edhe disa fotografi. Por foshnja u fsheh dhe gjithçka që mundi të
incizojë është dora me gishtin tregues lartë sikur dëshironte të na thoshte se gjithçka është në rregull”, tha Donna për Daily Mail.
Motra Fay Smith nga spitali William Harvey thotë se sheh shpesh foshnjat ende të pa lindura duke bërë gjeste të ndryshme, bëjnë me dorë, thithin gishtin, ndërsa ka fundi i shtatzënisë edhe shqelmojnë
shko