e martë, 21 shtator 2010

Raul mallkon Ronaldon

Mesfushori portugez Cristiano Ronaldo, është në presion të madh nga tifozët e Real Madridit. Kjo pasi në katër ndeshjet e zhvilluara këtë edicion nuk ka shënuar asnjë gol, megjithëse shpresat për një gjë të tillë janë të varura më së shumti tek ai. Sipas gazetës spanjolle "Marca", Ronlado është futbollisti me më së shumti raste te Reali, ka pasur mbi 10 raste mesatarisht për ndeshje, por ka munguar goli dhe kjo ka bërë që tifozët madrilenë të mos kursejnë yllin e tyrë më të madh me fishkëllima.
Mediumet kanë nisur të tallën me të, duke thënë se portugezin e ka mallkuar fanella me numrin 7 që deri në sezonin e kaluar e mbante futbollisti legjendar Raul Gonzalez. Raul u largua këtë verë nga Reali dhe Ronaldo nxitoi të marrë numrin e tij.
Ndryshe, në stinorin e shkuar kur Ronaldo mbante fanellën me numrin 9, ishte gati i pandalshëm, shënoi 33 gola në 35 ndeshje.


Me gjithë presioni i vetmi që tash për tash ka mbrojtur Ronaldon, është mesfushori Xabi Alonso. Ai thotë, se golat e Ronaldos do të vijnë shumë shpejt dhe tifozët duhet të kenë mirëkuptim ndaj tij.
"Ronaldo është futbollisti i njëjtë dhe në çdo ndeshje ka shumë raste, por fatkeqësisht deri më tani ende nuk e ka shijuar golin.


Të gjithë sulmuesit kalojnë nëpër një fazë të tillë dhe tifozët nuk duhet t'i bëjnë presion", tha Alonso. "Me rëndësi është se Real Madridi po shënon fitore, ndërsa golat e Ronaldos do të vijnë për një kohë shumë të shkurtër".


Në fakt, Ronaldo 25-vjeçar ishte shumë afër golit në ndeshjen e fundit kundër Real Sociedadit, por gjuajtja e tij nga goditja e lirë u devijua nga mbrojtësi portugez Pepe dhe përfundoi në rrjetë. Me këtë gol Reali edhe arriti të shënonte fitore minimale 2:1 në udhëtim ndaj Sociedadit.


Ronaldo te Reali u transferua në verën e vitit të shkuar nga Manchester Unitedi për një dëmshpërblim rekord prej 94 milionë eurosh. Ai me ekipin madrilen ka kontratë deri në qershorin e vitit 2015.
shko