e mërkurë, 22 dhjetor 2010

Ish deputetët marrin paga pa punuar

Edhe pse nuk janë më deputetë, më se 110 parlamentarë i kanë marrë pagat për muajt nëntor e dhjetor pa mbajtur asnjë seancë dhe pa asnjë ditë pune!

Janë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët megjithëse i kanë dhënë fund mandatit të tyre më 2 nëntor të këtij viti, që vazhdojnë t’i marrin pagat e njëjta sikur të ishin deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan “Bota Sot”.
Kështu përderisa në nëntor kanë mbajtur vetëm një seancë, atë të shpërndarjes së Kuvendit, në fund të muajit nëntor, në xhirollogaritë e tyre janë derdhur pagat në lartësinë prej 1480 eurosh për secilin prej tyre.
Kështu votimi votimi për mosbesim ndaj qeverisë, i mbajtur më 2 nëntor, ka shpërbërë edhe Kuvendin e Kosovës. Për më tepër ky mosbesim, ka dërguar shtetin e Kosovës në zgjedhje të jashtëzakonshme që pas krizës, është vlerësuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme të janë rruga më e drejtë për të ardhmen e vendit.
Me një fjalë sipas një përllogaritje për pagat e 114 deputetëve për muajin nëntor dhe të 110 deputetëve për muajin dhjetor nga buxheti i Kosovës janë shpenzuar 331. 520 Euro (treqind e tridhjetë e një mijë e 520 euro) për asnjë ditë punë të këtyre deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ky është edhe një keqpërdorim i buxhetit të Kosovës që kësaj radhe bëhet nga ligjvënësit përkatësisht nga ata të cilët janë deleguar për të hartuar dhe për të respektuar ligje të shtetit të Kosovës.
Marrja e pagave për dy muaj pa punuar asnjë ditë është një shembull i keq që i dërgohet opinionit të Kosovës deputetët e Kuvendit të Kosovës. Kjo praktikë kundërligjore ka qenë dashtë të merr fund që në ditën kur ata janë vetë shkarkuar. Por duket se ligjëvënësit edhe kësaj radhe janë shkelësit më të mëdhenj të ligjeve të hartuara e të votuara nga vetë ata./io
shko