e martë, 22 mars 2011

Nesër protesta në 26 qytete të Kosovës

Degët e OVL, SHFD dhe SHIL të UÇK-së kanë bërë përgatitjet e për protestat e 23 marsit,  të cilat do të mbahen në 26 qendra të Kosovës: Besianë, Burim, Dardanë, Deçan, Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Han i Elezit, Kaçanik, Kastriot, Klinë, Lypjan, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Sharr, Shtime, Skënderaj, Therandë, Viti dhe Vushtrri.
Protesta gjithëpopullore është thirrur nga degët e OVL, SHFD dhe SHIL të UÇK-së në shenjë revolte për arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga EULEX, me motiv për krime lufte.
Protestat do të zhvillohen në orën 12. Organizatorët kanë kërkuar që pjesëmarrësit që ato të jenë paqësore./kn

shko