e martë, 22 mars 2011

AAK-së nuk i bashkohen LDK e Vetëvendosja për Pacollin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përfundimisht është tërhequr nga iniciativa për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e Presidentit me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën kur votoi për Qeverinë, pak minuta pasi kishte dhënë betimin si kryetar i shtetit.
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës tha se kjo parti nuk ka arritur t’i sigurojë 30 nënshkrime të mjaftueshme për të dërguar lëndën në gjykatë. AAK ka kërkuar nënshkrime nga LDK, por nuk i ka siguruar. Ndërkaq, Ismet Beqiri, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së tha se kjo parti është në pritje të përgjigjes për lëndën e parë që e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, dhe deri në përgjigjen ndaj kësaj lënde nuk mund ta mbështesin një iniciativë tjetër.

Ai ka mohuar, se mosmbështetja e AAK-së është për shkak të afërsisë së LDK-së me Pacollin, por sipas tij ka të bëjë më çështje parimore. 
AAK, ende nuk ka arritur të sigurojë 30 nënshkrimet e nevojshme për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e presidentit me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën kur votoi për Qeverinë, pak minuta pasi kishte dhënë betimin si kryetar i shtetit. 


Përfaqësues të AAK-së , thonë se edhe përkundër takimeve me zyrtarë të opozitës, askush prej tyre nuk i është bashkuar nismës se Aleancës. Sipas afatit ligjor AAK-së i ka mbetur vetëm edhe dita e sotme për dorëzimin e lëndës në Gjykatën Kushtetuese, rikujton RTK-ja. Në rast të dështimit të mbledhjes se nënshkrimeve të nevojshme, zyrtar të AAK-së kanë deklaruar se do t''i bëjnë publike arsyet, pse opozita nuk është unike në denoncimin e presidentit./kn
shko