e martë, 22 mars 2011

Kosova, e varfër edhe për ujë

Sot është 22 marsi, datë kjo e cila shënohet si Dita botërore e ujit. Si gjithkund në botë, edhe në Kosovë kjo ditë do të shënohet me disa manifestime dhe tribuna. 

Dita botërore e ujit ka filluar të shënohet që nga viti 1992, kur sekretari i përgjithshëm i OKB së e shpalli 22 marsin ditë botërore të ujit. Përndryshe sipas ekspertëve Kosova nuk ka ujë të mjaftueshëm, madje mund të konsiderohet si vend i varfër me ujëra. 


Sipas statistikave vetëm 44 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë qasje në ujësjellës. Vlerësohet se Kosova ka vetëm 1 mijë e 600 metër kub (m3) ujë në vit për kokë banori./kn
shko