e martë, 22 mars 2011

Zbulohen substanca radioaktive në det, në afërsi të Fukushimas

Pasi është zbuluar niveli i radioaktivitetit në ujë, në afërsi të Fukushimës, qeveria japoneze dhe kompania “Tokyo Electric Power” studiuan ndikimin e krizës bërthamore në det. Në bazë të analizës u zbuluan sasi të mëdha të jodit radioaktiv, ceziumit dhe kobaltit. 

Një zyrtar i lartë i qeverisë, tha se është ende herët që të vlerësohet ndikimi i ujit të kontaminuar të detit në produktet e peshkut, por shtoi se qeveria së shpejti do të fillojë një analizë. Ndërkohë, rrezatimi 1 600 herë më i madh sesa sasia e lejueshme, u zbulua rreth qytetit Namia, 20 kilometra larg Fukushimës. 


Tymi dhe avulli përsëri dolën sot nga reaktorët e dëmtuar nga tërmeti dhe cunami në centralin bërthamor “Fukushima” në Japoni. Teksa situata në reaktorin mbetet shumë serioze, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Yukio Emano, tha se kriza do të kapërcehet./kn
shko