Zëdhënësi Kenneth Fiddler i tha BBC-së se nuk ka shenja që aeroplani F-15 Eagle është rrëzuar nga zjarri armiqësor.
Ai tha se një anëtar i ekuipazhit është shpëtuar, ndërsa një operacion tjetër po vazhdon për kthimin e tjetrit.
Nuk dihet se ku u rrëzua aeroplani. Zhvillimi pason pas natës së tretë të sulmeve ajrore të forcave të koalicionit kundër forcave të Gadafit.
Shpërthimet dhe zjarri antiajror është dëgjuar në afërsi të kompleksit të Gadafit në Tripoli./kn