Një prej organizatoreve të kësaj proteste është edhe një modele 28-vjecare shqiptare, e cila pak vite më parë ka marrë pjesë në një festë ku ishte i pranishëm lideri libian.
Duke folur për takimet e saj me Gaddafi-n, modelja Rea Beko ka shprehur vlerësimet e saj më të larta për figurën e tij.
28-vjecarja ka deklaruar se pas takimit të parë me kolonelin është bërë myslimane dhe se ka shkuar ta vizitojë disa herë atë në Libi.
Ajo tregon se kishte tërhequr vëmendjen e liderit libik, pasi kishte lexuar librin e shenjtë të Kuranit. Sa për ndërhyrjen ushtarake Beko thotë: “Ajo nuk është për paqen, por një luftë për naftën”./yp