e hënë, 6 shtator 2010

Rikthehet Ali Sadriu. Drejtor i QKUK

Përmes një komunikate për media Ministrija e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Ali Sadriu,  është kthyer sot në pozitën e drejtorit ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

“Në pajtim me Rregulloren për Shërbimin Civil në Kosovë, Udhëzimin Administrativ 2003/4 dhe vendimin e Komisionit Disiplinor të Ministrisë së Shëndetësisë, z. Ali Sadriu,  është kthyer sot në pozitën e drejtorit ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa prof. dr. Sejdullah Hoxha është liruar nga detyra e Ushtruesit të Detyrës të drejtorit ekzekutiv të QKUK-së. Ministria e Shëndetësisë falënderon dr. Sejdullah Hoxhën për angazhimet e tij gjatë kësaj kohe në krye të QKUK-së.” Përfundon komunikata e Ministrisë së Shëndetësisë.
shko