e shtunë, 26 shkurt 2011

Economist: Pacolli te Gaddafi, çfarë poshtërimi!

Në kohën që shtypja e Muammar Gaddafit kundër popullit të vet po arrinë kulmin, revista britanike Ecomonist kujton miqtë e tij të mirë nga hapësirat e ish-Jugosllavisë.
Më i miri ishte padiskutueshëm Tito, por miq të mirë të Gaddafit janë edhe Stipe Mesiq, ish-president i Kroacisë, Haris Silajdzic i Bosnjës, Boris Tadiq i Serbisë, dhe presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Begjet Pacolli.

Economist kujton episodin poshtërues të vitit të kaluar me rastin e vizitës së delegacionit të AKR-së në Libi.
“Në Ballkan u diskutua gjatë kur Pacolli dërgoi një delegacion të madh të kosovarëve në Libi si pjesë e përpjekjes për t’ia ndryshuar orientimin pro-serb, dhe për ta bërë që ta njohë Kosovën. Në një piëk të agjendës i gjithë delegacioni u dërgua në mes të shkretëtirës për ta takuar liderin libian. Me të arritur Gaddafi urdhëroi ata që të këndonin dhe të kërcenin.  Kur ata u lodhën dhe u ndalën, u qortuan nga një ndihmës. Më vonë koloneri i mirë u tha se mund të ndalonin, para se t’i linte për të shkuar me fjalët se ai kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës përderisa liderët e tyre vazhdojnë të mbesin kukulla të Amerikës. Me këtë, kosovarët e poshtëruar u kthyen në shtëpi”, përfundon artikulli i Economist. /indeksonline
shko